Në vijim të punës së përditshme, në funksion të marrjes së masave për lehtësimin e trafikut në qytet, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Policinë Rrugore, shërbimet e Policisë Bashkiake, po marrin vazhdimisht masa, për parkimet e gabuara. Gjatë muajit Dhjetor, vihet re një shtim i automjeteve me targa të huaja, drejtuesit e të cilave nuk po respektojnë si duhet sinjalistiken rrugore të vendosur, duke u bërë në mjaft raste, pengesë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Policia Bashkiake, u bën thirrje, të gjithë drejtuesve të automjeteve, qofshin ata qytetarë të Tiranës, të ardhur nga rrethet e tjera, apo nga jashtë Shqipërisë për të festuar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, që të bëjnë kujdes të shtuar ndër të tjera, edhe me parkimin e automjeteve të tyre konform sinjalistikës rrugore, pasi në të kundërt do të jenë objekt i masave administrative, bllokimit të mjeteve të tyre me bllokues gome, apo heqia me mjet ngritës sipas rastit dhe transportimit për në pikat e bllokimit të automjeteve.