Skip to content
1 Tetor, 2023
  • Facebook
  • Twitter
Policia Bashkiake

Policia Bashkiake

Menu
  • Rreth Nesh
  • Legjislacioni
  • Publikime
    • Lajmet e fundit
    • Aktivitete
    • Njoftime
  • Galeri
  • Kontakt
Të fundit:
  • Në vijim të takimeve dhe planit të përbashkët të punës, me Agjensinë e Tregjeve, shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë nisur sërisht një fushatë të përbashkët sensibilizimi, ndaj të paktëve tregtarë ambulantë, të cilët megjithë masat e marra vazhdimisht nga strukturat vendore, kanë mbetur ende në rrugët e trotuaret e qytetit dhe tregëtojnë produktet e tyre ushqimore dhe jo vetëm, pa leje, përtokë, pa asnjë kusht higjieno sanitar, duke u bërë në mjaft raste rrezik për shëndetin e konsumatorëve.
  • Policia Bashkiake, e cila prej disa vitesh ka në përdorim një flotë mjetesh elektrike, si dhe biçikleta , iu bashkua kolegëve të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, në këndin e ngritur prej tyre pranë Bashkia Tiranë “Luaj me taksi ”. Kolegët së bashku , dhanë gjithë informacionin e nevojshëm për fëmijët dhe jo vetëm, për mënyrën e funksionimit të shërbimit taksi në përgjithësi, duke u ndalur në taksitë elektrike në veçanti dhe rolin e mjeteve elektrike në uljen e ndotjes në mjedis, folën për transportin publik, por edhe për rëndësinë e zbatimit të sinjalistikës në sigurinë rrugore etj. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë .
  • Duke ju uruar të gjithë nxënësve,mësuesve,prindërve,etj., suksese fëmijëve në ditën e parë të shkollës dhe sa më shumë rezultate të mira në vijim, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore Tiranë, pasi kanë njohur dhe udhëzuar të gjitha shërbimet respektive me detyrat e planit të përbashkët të masave, për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë në shkolla , ju garantojnë se, të gjithë shërbimet policore dhe jo vetëm, çdo ditë do të jenë aty, në çdo shkollë, duke kryer me përpikmëri detyrat e ngarkuara, për të prodhuar rend dhe siguri, për të gjithë nxënësit e shkollave.
  • Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, me qëllim lehtësimin e trafikut në qytet, shërbimet e Policisë Bashkiake, së bashku me Policinë Rrugore Tiranë, ndër të tjera, kanë shtuar kontrollet dhe marrjen e masave, në zbatim të sinjalistikës së vendosur nga Bashkia Tiranë, që kufizon lëvizjen në brendësi të qytetit nga ora 07:00-09:00 për automjetet e transportit të përzier (ATP), si dhe nga ora 07:00-20:00 për ato automjete mbi 3.5 ton.
  • Në ditën e kremtimit të Shenjtërimit,të Nënë Terezës dhe në nderim të përkujtimit të veprës së ndritur, janë vendosur kurora me lule dhe janë bërë homazhe nga personalitete të qytetit, në sheshin që mban emrin e saj.
Aktivitete 
9 Dhjetor, 20219 Dhjetor, 2021

Ndezja e dritave të pemës tek Pazari i Ri.

Posted By: Eni Kondi

Post navigation

Në vijim të punës së përditshme, në funksion të marrjes së masave për lehtësimin e trafikut në qytet, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Policinë Rrugore, shërbimet e Policisë Bashkiake, po marrin vazhdimisht masa, për parkimet e gabuara. Gjatë muajit Dhjetor, vihet re një shtim i automjeteve me targa të huaja, drejtuesit e të cilave nuk po respektojnë si duhet sinjalistiken rrugore të vendosur, duke u bërë në mjaft raste, pengesë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Policia Bashkiake, u bën thirrje, të gjithë drejtuesve të automjeteve, qofshin ata qytetarë të Tiranës, të ardhur nga rrethet e tjera, apo nga jashtë Shqipërisë për të festuar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, që të bëjnë kujdes të shtuar ndër të tjera, edhe me parkimin e automjeteve të tyre konform sinjalistikës rrugore, pasi në të kundërt do të jenë objekt i masave administrative, bllokimit të mjeteve të tyre me bllokues gome, apo heqia me mjet ngritës sipas rastit dhe transportimit për në pikat e bllokimit të automjeteve.
Gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë masa në disa nga aktivitetet e organizuara nga Bashkia Tiranë, me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë. Ne Pallatin e Koncerteve, Pazarin e Ri, ne Parkun e Madh te Liqenit Artificial etj.

Kërko

Drejtori i Përgjithshëm

Facebook

Policia Bashkiake

Kjo është faqja zyrtare e Policisë Bashkiake e qytetit të Tiranës. Kjo faqe është në shërbim të komunitetit dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.

Shkarko Aplikacionin Tirana Ime

Mund të gjeni shërbimet kryesore të Tiranës, si informacione mbi trafikun dhe transportin në qytet, turizmin, ndotjen, si dhe mundësinë për të raportuar situata problematike.

Kontakt

Telefon: 04 241 9465
Disponueshmëri 24/7

Takime me qytetarët:
E hënë – Ora 10:00-12:00
E enjte – Ora 14:00-16:00

Email

policiabashkiake@tirana.al

Adresa

Rruga Petrela, Tiranë

Copyright © 2023 Policia Bashkiake. All rights reserved. Theme: ColorNews by ThemeGrill. Powered by WordPress.
Copyright © . Menaxhimi i këtij website realizohet nga DPTIIDH