Falë një bashkëpunimi dhe koordinimi për t’u marrë shembull, ndërmjet strukturave organizatore e ndihmëse të Bashkisë Tiranë, strukturave dhe shërbimeve të sigurisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policisë Rrugore Tiranë, por edhe falë zbatimit rigoroz të detyrave të planifikuara prej kohësh, e të zbatuara me përpikmëri, profesionalizëm e vendosmëri, nga të gjitha shërbimet e Policisë Bashkiake, u finalizua me sukses, e pa asnjë incident të raportuar, super Maratona e Tiranës . Aktiviteti më i madh sportiv, ndërkombëtar, argëtues, inspirues dhe promovues i bukurive të kryeqytetit.