Skip to content
1 Dhjetor, 2023
Facebook
Twitter
Policia Bashkiake
Menu
Rreth Nesh
Legjislacioni
Publikime
Lajmet e fundit
Aktivitete
Njoftime
Galeri
Kontakt
Të fundit:
Çdo mëngjes, bashkë me Policinë Rrugore Tiranë, dhe shërbimet të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kujdesemi për sigurinë e fëmijëve, jo vetëm teksa kalojnë rrugën në vijat e bardha, por edhe në vijim të procesit mësimor .
Njoftim!
Shërbimet e Policisë Bashkiake, gjatë punës së përditshme kanë në fokus edhe ndjekjen e ankesave që vijnë nga drejtuesit e mjeteve Taksi, për zënien e vendeve të parkimit të rezervuara për mjetet e tyre. Gjithashtu vëmendje i kushtohet edhe marrjes së informacionit të plotë, konstatimit dhe ndëshkimit të konkurrencës së pandershme, që dëmton këtë biznes. Por krahas kësaj ndihme, nga shërbimet e Policisë Bashkiake, ushtrohen kontrolle për të verifikuar edhe nëse aktiviteti i tyre, ushtrohet konform rregullave dhe licensave të dhëna nga Bashkia Tiranë .
Super atmosferë në Automotive Fair Albania!
Falë një bashkëpunimi dhe koordinimi për t’u marrë shembull, ndërmjet strukturave organizatore e ndihmëse të Bashkisë Tiranë, strukturave dhe shërbimeve të sigurisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policisë Rrugore Tiranë, por edhe falë zbatimit rigoroz të detyrave të planifikuara prej kohësh, e të zbatuara me përpikmëri, profesionalizëm e vendosmëri, nga të gjitha shërbimet e Policisë Bashkiake, u finalizua me sukses, e pa asnjë incident të raportuar, super Maratona e Tiranës . Aktiviteti më i madh sportiv, ndërkombëtar, argëtues, inspirues dhe promovues i bukurive të kryeqytetit.
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me mjekë e specialistë të fushës, organizuan në ambjentet e Policisë Bashkiake , aktivitetin “Fjongoja rozë-Bashkë kundër kancerit të gjirit”, me më të mirat vajza dhe gra të Policisë Bashkiake, me të cilat ne, krenohemi çdo ditë. Gjatë takimit, u dha gjithë informacioni i duhur, për kontrollet që duhen bërë gjatë gjithë vitit jo vetëm gjatë muajit Tetor, me qëllim diagnostifikimin e hershëm të sëmundjes së rëndë, që prek femrat, pasi është çelësi i suksesit për të shpëtuar jetën .
Njoftim i rëndësishëm !
Në vijim të takimeve dhe planit të përbashkët të punës, me Agjensinë e Tregjeve, shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë nisur sërisht një fushatë të përbashkët sensibilizimi, ndaj të paktëve tregtarë ambulantë, të cilët megjithë masat e marra vazhdimisht nga strukturat vendore, kanë mbetur ende në rrugët e trotuaret e qytetit dhe tregëtojnë produktet e tyre ushqimore dhe jo vetëm, pa leje, përtokë, pa asnjë kusht higjieno sanitar, duke u bërë në mjaft raste rrezik për shëndetin e konsumatorëve.
Policia Bashkiake, e cila prej disa vitesh ka në përdorim një flotë mjetesh elektrike, si dhe biçikleta , iu bashkua kolegëve të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, në këndin e ngritur prej tyre pranë Bashkia Tiranë “Luaj me taksi ”. Kolegët së bashku , dhanë gjithë informacionin e nevojshëm për fëmijët dhe jo vetëm, për mënyrën e funksionimit të shërbimit taksi në përgjithësi, duke u ndalur në taksitë elektrike në veçanti dhe rolin e mjeteve elektrike në uljen e ndotjes në mjedis, folën për transportin publik, por edhe për rëndësinë e zbatimit të sinjalistikës në sigurinë rrugore etj. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë .
Duke ju uruar të gjithë nxënësve,mësuesve,prindërve,etj., suksese fëmijëve në ditën e parë të shkollës dhe sa më shumë rezultate të mira në vijim, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore Tiranë, pasi kanë njohur dhe udhëzuar të gjitha shërbimet respektive me detyrat e planit të përbashkët të masave, për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë në shkolla , ju garantojnë se, të gjithë shërbimet policore dhe jo vetëm, çdo ditë do të jenë aty, në çdo shkollë, duke kryer me përpikmëri detyrat e ngarkuara, për të prodhuar rend dhe siguri, për të gjithë nxënësit e shkollave.
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, me qëllim lehtësimin e trafikut në qytet, shërbimet e Policisë Bashkiake, së bashku me Policinë Rrugore Tiranë, ndër të tjera, kanë shtuar kontrollet dhe marrjen e masave, në zbatim të sinjalistikës së vendosur nga Bashkia Tiranë, që kufizon lëvizjen në brendësi të qytetit nga ora 07:00-09:00 për automjetet e transportit të përzier (ATP), si dhe nga ora 07:00-20:00 për ato automjete mbi 3.5 ton.
Në ditën e kremtimit të Shenjtërimit,të Nënë Terezës dhe në nderim të përkujtimit të veprës së ndritur, janë vendosur kurora me lule dhe janë bërë homazhe nga personalitete të qytetit, në sheshin që mban emrin e saj.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut, në mbështetje të kolegëve të Bashkisë Tiranë, të cilët po punojnë prej disa ditësh për pastrimin e plotë të Unazës së Madhe, segmenti nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, deri tek ish-sheshi “Shqiponja”.
Shërbimet e Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore Tiranë, morën bashkarisht masa për devijimet e trafikut, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv të ndeshjeve të boksit, të vlefshme për WBC, organizuar nga UBSH në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, në sheshin “Nënë Tereza”, ku sportdashësit e shumtë, brohoritën suksesin e boksierëve shqiptarë.
Stop parkimit të automjeteve, në vendet e rezervuara për PAK, nëse nuk disponon dokumentacionin përkatës.Çdo ditë, një vemendje e veçantë nga shërbimet e Policisë Bashkiake, i kushtohet verifikimit, ndëshkimit të kundravajtësve dhe lirimit të parkimeve të tilla, për t’u mundësuar personave me aftësi të kufizuara, të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre për të parkuar sipas sinjalistikës rrugore në vendet e përcaktuara nga Bashkia Tiranë.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat për devijimet e trafikut dhe zhvillimin e aktivitetit me motorra nga gjithë Shqipëria, në kuadër të festimeve për 4 Korrikun “Ditën e Pavarësisë së Amerikës”.
Mirëmëngjes nga Tirana, me turistë plot.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat, në mbështetje të kolegëve të Drejtorive përkatëse të Bashkisë Tiranë, të cilët kanë punuar për demolimin e ish Kopështit Nr.50, të dëmtuar, për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit për rindërtimin e kopështit dhe çerdhes së integruar, në Njësinë Administrative Nr.8
Rreth 300 punonjës të Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me kolegët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policisë Rrugore Tiranë, shërbimeve ndihmëse të disa Drejtorive të Bashkisë Tiranë, morën masa për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit masiv “Tiranathlon”, organizuar nga Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën Greke në Tiranë.
“Colour Day Festival Albania 2023”, super aktiviteti argëtues që zhvillohet për herë të 4-t në kryeqytet, për kënaqësinë e gjitha grup moshave, organizuar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
Jo vetëm në qendër të qytetit, por edhe në njësitë administrative rurale, punohet çdo ditë në ndjekje të ankesave të ardhura nga komuniteti, por edhe të konstatimeve të bëra nga shërbimet e Policisë Bashkiake.Së bashku me kolegët e drejtorive përkatëse të Bashkisë Tiranë po lirohen hapësirat e zaptuara me pa të drejtë, me mjete rrethanore.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat në mbështetje të specialistëve, që kanë punuar jo vetëm për asfaltimin, por edhe për vendosjen e sinjalistikës horizontale në rrugën “Selita e Vjeter”, “Kodra e Diellit”, “Eduart Mano”.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Shtegu i Gjelbër”, me pjesëmarrjen e 100 çiklistëve, të cilët startuan garën në sheshin “Italia” dhe përfunduan në zonën e Baldushkut.
Federata Shqiptare e Motorçiklizmit, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, si dhe me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, kanë organizuar aktivitetin “Motorsport weekend kampionati kombëtar i SuperMoto”.Gjithashtu me një panel të ftuarish nga institucione të rëndësishme, të cilët diskutuan mbi sigurinë rrugore.
Mirëmëngjes dhe ditë të mbarë fëmijë të dashur.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat për të garantuar lëvizjen me biçikleta të një grupi fëmijësh nga lagjia Ali Demi drejt Sheshit Skënderbej tek Hapësira për Gjeneratën Tjetër në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Verës.
Gëzuar Ditën e Verës ! Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat në zbatim të detyrave të planifikuara, për të garantuar mbarëvajtjen e 100 aktiviteteve, në mbi 10 lokacione të Tiranës.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë masat përkatëse në mbështetje të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Bashkia Tiranë, të cilët organizuan një garë vrapimi në kuadër të 15-Shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Kancerit gjatë fëmijërisë.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, çdo ditë në bashkëpunim me Punëtorët e Qytetit punojnë për lirimin nga zaptimet e kundraligjshme të parkimeve hapësirave publike, si dhe hapësirave të përbashkëta në brendësi të lagjeve të banimit, të konstatuara të zaptuara.
Mirëmëngjes, nga çdo shkollë e qytetit.
Me kontributin e të gjithë punonjësve të Policisë Bashkiake, u blenë dhe shpërndanë dhurata me rastin e festave të fundvitit, për fëmijët e shkollës “Feti Vogli”, si dhe pako ushqimore në disa familje në nevojë, në zonën e Njësisë Administrative Baldushk.
Në zbatim të Planit të Përbashkët të Masave shërbimet e Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore Të Policisë Tiranë dhe Policinë Rrugore Tiranë kanë marrë masa për mbarëvajtjen e Samitit të BE-së që u zhvillua në Tiranë.
Toga e Ceremonialit të Policisë Bashkiake, në 110-Vjetorin e Pavarësisë, ka ngritur flamurin kuq e zi, në sheshin Skënderbej.
Në Akademinë e Sigurisë, u organizua ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave, për 50 punonjës të emëruar rishtazi pranë Policisë Bashkiake ,të cilët përfunduan me sukses trajnimin një mujor “Për formimin dhe kualifikimin e punonjësve të Policisë Bashkiake”.
Falë një bashkëpunimi me strukturat e Bashkisë Tiranë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policisë Rrugore Tiranë, vullnetarët, qytetarëve të Tiranës që na mirëkuptuan, garuesve por edhe falë zbatimit rigoroz të detyrave të zbatuara me përpikmëri, profesionalizëm e qëndrueshmëri, nga shërbimet e Policisë Bashkiake, u finalizua me sukses, Maratona e Tiranës, aktiviteti më i madh sportiv, ndërkombëtar,argëtues e promovues i kryeqytetit.
Së bashku me kolegët e palodhur Punëtorët e Qytetit – Bashkia Tiranë për të konstatuar në kohë dhe eleminuar menjëherë, pasojat e ardhura nga moti i keq.
“Panairi i mobilitetit”, organizuar nga Bashkia Tiranë, në kuadër të Javës Europiane të Mobilitetit, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur mjete alternative për lëvizje, si biçikleta, monopatina, apo mjete të tjera elektrike miqësore me mjedisin.
Mirëmëngjes nga çdo shkollë e Tiranës. I urojmë suksese fëmijëve, mësuesve, prindërve. I sigurojmë ata, se shërbimet e Policisë Bashkiake, do të jenë çdo ditë, në çdo shkollë për të garantuar sigurinë e fëmijëve.
Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj, ka falenderuar të gjithë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët kanë qenë të angazhuar me shërbim për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, që u zhvillua nga data 26-28 Gusht.
U kërkojmë çdo ditë me mirësjellje këmbësorëve, të mos përdorin korsitë e biçikletave, por trotuaret, pasi në këtë mënyrë janë më të sigurtë.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat për të garantuar “International Folk Festival Tirana” Edicioni i 2-të, organizuar nga “FIDAF Albania” me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.
Përshëndetje nga Zoo Park Tirana.
Tirana, si çdo të diel në ditën pa makina, dhe me plot aktivitete për Ditën e baballarëve.
Shtyhet afati i pranimit të aplikimeve pranë Policisë Bashkiake Tiranë
Një bashkëpunim dhe koordinim i shkëlqyer, ndërmjet Policisë Bashkiake, Policisë Rrugore Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët morën masa për të bërë bllokimet dhe devijimet eventuale të trafikut, për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e “Tiranathlon”.
Super atmosferë në Tiranë, në pritje të super ndeshjes së futbollit, ndërmjet skuadrave AS Roma dhe Feyenoord Rotterdam.
Nga Sheshi “Skënderbej” – Ceremonia e shfaqjes së trofeut të Europa Conference League.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e aktiviteteve të zhvilluara në mbyllje të “Javës Amerikane të Kulturës”.
Mirëmëngjes, nga çdo shkollë.
Njoftim i rëndësishëm
Panairi i profesioneve” dhe “Të sigurtë mbi dy rrota” kanë qenë aktivitetet e radhës, të organizuara në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë në sheshin “Italia”, nën monitorimin e shërbimeve të Policisë Bashkiake , të cilat kanë garantuar mbarëvajtjen e tyre.
Mirëmëngjes , nga çdo shkollë.
“Orange Bike Ride” pedalim me biçikleta , organizuar nga Ambasada Holandeze në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, për të promovuar përdorimin e biçikletës në ditën e Tokës dhe javën holandeze.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë pjesë në prezantimin e flotës së gjelbër të Autobuzëve Elektrikë, që shënon një hap madhor drejt modernizimit të transportit publik në Kryeqytet.
Shërbimet e Policisë Bashkiake , kanë garantuar mbarëvajtjen e gjysmë-Maratonës Ballkanike 2022, organizuar, nga Bashkia Tiranë dhe Federata Shqiptare e Atletikës.Gara u zhvillua në kushte të vështira atmosferike por me shumë energji dhe dëshirë për fitore nga garuesit.
Stop parkimit të automjetit mbi trotuar, vend i cili është tërësisht i krijuar për lëvizjen e sigurtë të kalimtarëve.
Shërbimet e Policisë Bashkiake dhe të gjithë shërbimet operacionale të Bashkisë Tiranë , në gatishmëri për të parandaluar dhe eleminuar , pasojat e motit të keq të ditëve të fundit.
Në kuadër të “Projektit të rindërtimit”, në zonën e “5 Majit”, ka vijuar puna e institucioneve përkatëse të Bashkisë Tiranë, për prishjen e ndërtimeve të shpronësuara dhe lirimin e sheshit të ndërtimit, mbështetur nga shërbimet e Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me strukturat e Policisë e Shtetit, për marrjen e të gjitha masave, duke garantuar këto institucione, që të zbatojnë kompetencat e tyre ligjore.
Shërbimet e Policisë Bashkiake së bashku me shërbime të tjera të sigurisë, kanë marrë masa për të garantuar mbarëvajtjen e koncertit të këngëtarit me famë botërore Maluma, organizuar nga “Shoqata Ura”, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
Te tregu bëhet tregtia, jo te trotuari, rruga, apo sheshi publik
Ka vijuar puna e shërbimeve të Policisë Bashkiake , në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Policisë së Shtetit, për marrjen e të gjitha masave, duke garantuar institucionet përkatëse të Bashkisë Tiranë, që të zbatojnë kompetencat e tyre, për prishjen e ndërtimeve të shpronësuara në zbatim të akteve ligjore në fuqi dhe lirimin e sheshit të ndërtimit, në kuadër të “Projektit të rindërtimit”, në zonën e “5 Majit”.
Mos parko në kundërshtim ne sinjalistikën rrugore të vendosur, respekto normat elementare të parkimit të automjetit, të drejtat e këmbësorëve , apo përdoruesve të tjerë të rrugës, siç i respekton ato, në vendet nga ti vjen. Shërbimet e Policisë Bashkiake , së bashku me Policinë Rrugore , do të marrin masa administrative maksimale, si dhe do të përdorin bllokues gome dhe mjet ngritës, sa herë do të konstatojnë kundravajtje të tilla, haptazi të parregullta.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, si çdo ditë me shërbim pranë shkollave.
Nuk ka asnjë justifikim, e nuk mund të vazhdojë më, shitja e produkteve ushqimore dhe jo vetëm, pa lejen përkatëse të Bashkisë së Tiranës, përtokë në rrugë, trotuare, sheshe, pa asnjë kusht higjeno-sanitar, e për sa kohë tregjet e Bashkia Tiranë, janë kudo, në cdo Njësi Administrative. Ndaj shërbimet e Policisë Bashkiake, do të vazhdojnë të monitorojnë çdo ditë qytetin, për të orientuar në këto tregje tregtarët ambulante, por dhe duke ndëshkuar me masa administrative të pabindurit në këtë aktivitet të paligjshëm.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat për të garantuar mbështetjen e institucioneve përkatëse të Bashkisë së Tiranës, që merren me prishjen e ndërtimeve pa leje, në kuadër të projektit për ndërtimin e “Pedonales” që lidh Rrugën: “Kastriotët” me Rr:” Taulantia”, në Njësia Administrative Nr.11 , pranë Universitetit Bujqesor.
Në zbatim të detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore, shërbimet e Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me Policia e Shtetit, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë mbështetur kërkesat dhe punën e instituticioneve përkatëse të Bashkia Tirane, për kryerjen e detyrave të tyre ligjore, për prishjen e ndërtimeve të shpronësuara dhe lirimin e sheshit të ndërtimit në zonën e “5 Majit”, në kuadër të “Projektit të Rindërtimit”. Gjatë aksionit, forcat e Policisë janë përballur me rezistencë të banorëve të zonës, ku disa prej tyre ndër të tjera, kanë hedhur edhe gurë, sende të forta dhe lëndë djegëse, në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë është rrezikuar seriozisht jeta dhe shëndeti i punonjësve në detyrë. Pesë punonjës të Policisë së Shtetit dhe tre punonjës të Policisë Bashkiake janë dëmtuar fizikisht dhe kanë marrë ndihmë mjeksore në spital. Në përfundim të realizimit të detyrës, janë kryer kallëzimet përkatëse ndaj autorëve të veprave penale, pranë strukturave të Policisë së Shtetit, për kundërshtimin me dhunë dhe goditjen për shkak të detyrës së tyre shtetërore.
Shkolla rifilloi edhe me më shumë dëshirë dhe entuziazëm nga fëmijët.
Gjatë këtyre ditëve dhe netëve të acarta, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato sociale të Bashkisë së Tiranës, po monitorojnë territorin, si dhe po ndjekin me urgjencë çdo informacion që vjen nga komuniteti, për qytetarë që gjenden në situatë rruge, të cilët po dërgohen në qendrat sociale, ku u garantohet ushqim, ngrohtësi, pastri, dhe fjetje në kushte shumë të mira.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, monitorojnë çdo natë territorin dhe sidomos këto ditë të ftohta dimri dhe së bashku me specialistët e Shërbimit Social të Bashkia Tiranë, dërgojnë në qendrat sociale, çdo qytetar të gjendur në situatë rruge, duke parandaluar ngjarje të rënda ndaj jetës, apo shëndetit të tyre
Policia Bashkiake duke përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Ismail Qemali.
17 Janar 2022 – Toga e Ceremonialit të Policisë Bashkiake në nderim të Heroit tonë Kombëtar – Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat, duke mbështetur strukturat përkatëse të Bashkisë Tiranë, për prishjen e ndërtimeve të shpronësuara dhe lirimin e sheshit të ndërtimit, në kuadër të “Projektit të rindërtimit”, në Njësinë Administrative Nr.6.
Mirëmëngjes! Si zakonisht dita nis me sigurinë e fëmijëve në shkolla
Policia Bashkiake uron të gjithë Shqiptarët Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Sherbimet kanë qënë në krye të detyrës për të garantuar mbarëvajten e aktiviteteve e koncerteve nga Ansambli Tirana-Tirona Allstars, Orgesa Zaimi, Simpatico Band dhe FIFI.
Me kontributin e përbashkët të të gjithë punonjësve të Policisë Bashkiake, u blenë dhjetra dhurata për fëmijët dhe të moshuarit e Qendra Sociale ” Të Qendrojmë Së Bashku” në Kombinat, Bashkia Tiranë dhe me shumë dashuri, së bashku me shërbimet sociale, u shpërndanë dhuratat, si dhe u servir vakti i drekës për ta.
Stop parkimit të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore Nëse e ke automjetin me targa te huaja, apo shqiptare, kjo pak rëndësi ka, shkelja është njëlloj dhe masat administrative nuk do te mungojnë. Bllokues gome, por edhe mjet ngritës për në pikën e bllokimit, po aplikohen nga Policia Bashkiake dhe nga Policia Rrugore për mjetet e konstatuara në kundravajtje. Trafiku në Tiranë, nuk është përgjegjësi vetëm e Policisë, por e të gjithë qytetarëve, qofshin ata, drejtues mjetesh, apo këmbësorë.
Policia Bashkiake e Tiranës, e ftuar në takimin e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, me fokus luftën e përbashkët ndaj krimeve mjedisore, si dhe për prezantimin e 5 rubrikave shtesë në “Komisariatin Dixhital”, ku qytetarët do të kenë një dritare më shumë, për të denoncuar krimet mjedisore në territor. Kur të gjitha strukturat shtetërore bëhen bashkë, por edhe me ndihmën e pazëvëndësueshme të komunitetit, suksesi është i garantuar.
Duke marrë shkas edhe nga një aksident i ndodhur ditën e djeshme, ku një qytetar në Tiranë, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një motorr, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore, po vazhdojnë të marrin masa edhe më të rrepta, ndaj drejtuesve të motorçikletave, të cilët në shkelje të sinjalistikës rrugore, apo normave të tjera të sjelljes në rrugë, hyjnë në zonat e këmbësorëve dhe në korsitë e dedikuara për çiklistët, duke u bërë burim i shtuar rreziku për këta të fundit. Puna vijon…
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë masa natën e mbrëmshme, për spostimin e automjeteve dhe devijimin e lëvizjes së këmbësorëve, për shkak se një peme në Rr:”Vëllezrit Huta”, ishte dëmtuar nga era dhe rrezikonte të binte. Kolegët e Punëtorët e Qytetit – Bashkia Tiranë, morën menjëherë masa, për prerjen e pemës së dëmtuar dhe shumë shpejt do të bëhet zëvëndësimi i saj.
Panvarësisht kushteve atmosferike, shërbimet e Policisë Bashkiake, në bashkëpunim të ngushtë me Policia Rrugore, kanë marrë vazhdimisht masa në ndihmë të menaxhimit të trafikut dhe ndëshkimin e kundravajtjeve rrugore, të cilat bëhen burim i shtuar i trafikut në qytet. Të gjithë bashkë, të kontribuojmë, duke mos parkuar në kundërshtim me sinjalistikën, duke lënë makinën në shtëpi dhe përdorur transportin publik, apo mënyra alternative të lëvizjes.
Në vijim të punës së përbashkët me Policia Rrugore, për disiplinimin e trafikut në qytet, shërbimet e Policisë Bashkiake, në ndjekje të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, kanë marrë masa për të ndaluar dhe ndëshkuar bashkë me Policia Rrugore, drejtuesit e motorçikletave, të cilet në shkelje të sinjalistikës rrugore të vendosur nga Bashkia Tiranë, hyjnë në sheshin Skënderbej, Parkun e Madh të Liqenit Artificial, si dhe zona të tjera për këmbësorë, por edhe në korsitë e biçikletave, duke vënë në rrezik kalimtarët dhe çiklistët. Puna vijon…
Gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë masa në disa nga aktivitetet e organizuara nga Bashkia Tiranë, me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë. Ne Pallatin e Koncerteve, Pazarin e Ri, ne Parkun e Madh te Liqenit Artificial etj.
Ndezja e dritave të pemës tek Pazari i Ri.
Në vijim të punës së përditshme, në funksion të marrjes së masave për lehtësimin e trafikut në qytet, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Policinë Rrugore, shërbimet e Policisë Bashkiake, po marrin vazhdimisht masa, për parkimet e gabuara. Gjatë muajit Dhjetor, vihet re një shtim i automjeteve me targa të huaja, drejtuesit e të cilave nuk po respektojnë si duhet sinjalistiken rrugore të vendosur, duke u bërë në mjaft raste, pengesë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Policia Bashkiake, u bën thirrje, të gjithë drejtuesve të automjeteve, qofshin ata qytetarë të Tiranës, të ardhur nga rrethet e tjera, apo nga jashtë Shqipërisë për të festuar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, që të bëjnë kujdes të shtuar ndër të tjera, edhe me parkimin e automjeteve të tyre konform sinjalistikës rrugore, pasi në të kundërt do të jenë objekt i masave administrative, bllokimit të mjeteve të tyre me bllokues gome, apo heqia me mjet ngritës sipas rastit dhe transportimit për në pikat e bllokimit të automjeteve.
Çdo mëngjes, në oraret 07:00-09:00, shërbimet e Policisë Bashkiake bashkë me Policia Rrugore, janë vendosur në pikat hyrëse të qytetit, për të këshilluar, devijuar, apo ndëshkuar me masa administrative sipas rastit, automjetet e transportit të përzier (ATP), të cilat hyjnë në qytet pa lejen e autoriteteve të Bashkia Tiranë, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur. Kjo lëvizje e këtyre automjeteve, shkakton trafik të shtuar, e për rrjedhoje u krijon vonesa fëmijëve, për të kapur orën e parë të mësimit në shkolla.
Jo vetëm në qender, por edhe në periferi, në mbrojtje të natyrës dhe mjedisit, në Njësinë Administrative Zall Bastar, në mbështetje të strukturave përkatëse të Bashkia Tirane, për prishjen e një ndërtimi të paligjshëm.
Dje u finalizua me sukses, nën një realizim shëmbullor të gjitha detyrave të planifikuara prej kohësh nga shërbimet e Policisë Bashkiake, Maratona e Tiranës, aktiviteti më i madh sportiv, ndërkombëtar, e promovues i qytetit.
Njoftim i rëndësishëm!
Suksese këtë vit të ri shkollor dhe sa më shumë rezultate të larta. Shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë pranë shkollave, për të garantuar më shumë siguri për fëmijët.
Në kuadër të aktivitetit sportiv “Java e Mobilitetit pa makina”, organizuar nga Bashkia Tiranë, shërbimet e Policisë Bashkiake kanë marrë masa për pastrimin nga mjetet e parkuara te Rr:”Luigj Gurakuqi”, si dhe bllokimin e një pjese të këtij aksi, për t’i hapur rrugë aktiviteteve të shumta sportive të organizuara brënda këtij segmenti rrugor, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për përdorimin sa më shumë të lëvizjeve alternative, në raport me përdorimin e automjeteve.
Në zbatim të Vendimit Nr. 33350/4 datë 08.09.2021, të Kryetarit të Bashkia Tiranë, për heqien e liçensës së operatorit të transportit publik të linjës së “Unazës”, si dhe në mbështetje të specialistëve të Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore – Bashkia Tiranë, për zbatimin e Urdhrit të Bllokimit Nr. 109 datë 16.09.2021, si subjekt debitor, të lëshuar ndaj tij, shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë organizuar punën dhe kanë marrë masa të gjithanshme, për ndeshkimin me masa administrative të operatorit të konstatuar në kryerje e sipër të shërbimit të transportit publik pa liçensën përkatëse, si dhe në mbështetjen e kolegëve të DPTTV-ës, për mbylljen e aktiviteteve të këtij subjekti debitor, deri në shlyerjen e detyrimeve që ka ndaj Bashkisë Tiranë.
Policia Bashkiake, gjatë aksionit të pastrimit të Bulevardit të Ri, në ditën ndërkombëtare të pastrimit, 18 shtator.
Gjatë koncertit të këngëtarit shqiptar me famë botërore Ermal Meta, shërbimet e Policisë Bashkiake, në zbatim të planit përkatës të masave, vendosën perimetrin e jashtëm në stadiumit Air Albania, ku së bashku me shërbime të tjera shtetërore, si dhe vullnetarët, morën masa për menaxhimin e hyrje-daljeve dhe mbarëvajtjen e koncertit.
Dje më 16 Shtator, u zhvillua ceremonia përkujtimore, me rastin e 79-vjetorit të Konferencës së Pezës, e cila hodhi themelet e bashkimit kombëtar, në luftë kundër pushtuesve.
Mbaje maskën në ambjente të mbyllura, autobuzë! Të gjithë bashkë të kontribuojmë në ndalimin e përhapjes së Covid19.
Krahas punëve të tjera për qytetin, shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë masa këtë fundjavë, për mbarëvajtjen e disa aktiviteteve kulturore, sportive, argëtuese për publikun e Tiranës, të zhvilluara në bashkëpunim me Bashkia Tiranë, si “Swag” me artistët më të mirë te sheshi Italia, “Mish Mish” Parku i Madh i Liqenit Artificial, apo ndeshjet sportive në “Muai Thai” në Sheshin Skenderbej.
Fundjava që lamë pas, sikurse dhe te tjerat, janë ditë të zakonshme pune, për shërbimet e Policisë Bashkiake, ku së bashku me kolegët e Drejtorisë së Punëtorëve të Qytetit – Bashkia Tiranë, kanë vazhduar punën për pastrimin nga zaptimet e paligjshme të parkimeve dhe hapësirave publike në rrugët “Njazi Meka”, “Hajdar Hidri”, “Bardhyl”, “Androkli Kostallari”, “Don Mark Dushi”, “Petro Marko”, “Shkëlqim Fusha”, “Shyqyri Ishmi”, “Dalip Zavalani” etj.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, gjatë patrullimit me biçikleta.
Kanë vazhduar çdo ditë, aktivitetet argëtuese, sportive “Talenti i Lagjes”, sipas kalendarit të miratuar, në disa shkolla të qytetit, por dhe sheshet rekreative të Tiranës, nën monitorimin e shërbimeve të Policisë Bashkiake, ku fëmijët me energjinë e tyre pozitive, po ndriçojnë gjithë qytetin.
Çdo mëngjes, bashkë me Policinë Rrugore Tiranë, dhe shërbimet të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kujdesemi për sigurinë e fëmijëve, jo vetëm teksa kalojnë rrugën në vijat e bardha, por edhe në vijim të procesit mësimor .
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, gjatë punës së përditshme kanë në fokus edhe ndjekjen e ankesave që vijnë nga drejtuesit e mjeteve Taksi, për zënien e vendeve të parkimit të rezervuara për mjetet e tyre. Gjithashtu vëmendje i kushtohet edhe marrjes së informacionit të plotë, konstatimit dhe ndëshkimit të konkurrencës së pandershme, që dëmton këtë biznes. Por krahas kësaj ndihme, nga shërbimet e Policisë Bashkiake, ushtrohen kontrolle për të verifikuar edhe nëse aktiviteti i tyre, ushtrohet konform rregullave dhe licensave të dhëna nga Bashkia Tiranë .
View Gallery
Super atmosferë në Automotive Fair Albania!
View Gallery
Falë një bashkëpunimi dhe koordinimi për t’u marrë shembull, ndërmjet strukturave organizatore e ndihmëse të Bashkisë Tiranë, strukturave dhe shërbimeve të sigurisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policisë Rrugore Tiranë, por edhe falë zbatimit rigoroz të detyrave të planifikuara prej kohësh, e të zbatuara me përpikmëri, profesionalizëm e vendosmëri, nga të gjitha shërbimet e Policisë Bashkiake, u finalizua me sukses, e pa asnjë incident të raportuar, super Maratona e Tiranës . Aktiviteti më i madh sportiv, ndërkombëtar, argëtues, inspirues dhe promovues i bukurive të kryeqytetit.
View Gallery
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me mjekë e specialistë të fushës, organizuan në ambjentet e Policisë Bashkiake , aktivitetin “Fjongoja rozë-Bashkë kundër kancerit të gjirit”, me më të mirat vajza dhe gra të Policisë Bashkiake, me të cilat ne, krenohemi çdo ditë. Gjatë takimit, u dha gjithë informacioni i duhur, për kontrollet që duhen bërë gjatë gjithë vitit jo vetëm gjatë muajit Tetor, me qëllim diagnostifikimin e hershëm të sëmundjes së rëndë, që prek femrat, pasi është çelësi i suksesit për të shpëtuar jetën .
View Gallery
Në vijim të takimeve dhe planit të përbashkët të punës, me Agjensinë e Tregjeve, shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë nisur sërisht një fushatë të përbashkët sensibilizimi, ndaj të paktëve tregtarë ambulantë, të cilët megjithë masat e marra vazhdimisht nga strukturat vendore, kanë mbetur ende në rrugët e trotuaret e qytetit dhe tregëtojnë produktet e tyre ushqimore dhe jo vetëm, pa leje, përtokë, pa asnjë kusht higjieno sanitar, duke u bërë në mjaft raste rrezik për shëndetin e konsumatorëve.
View Gallery
Policia Bashkiake, e cila prej disa vitesh ka në përdorim një flotë mjetesh elektrike, si dhe biçikleta , iu bashkua kolegëve të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, në këndin e ngritur prej tyre pranë Bashkia Tiranë “Luaj me taksi ”. Kolegët së bashku , dhanë gjithë informacionin e nevojshëm për fëmijët dhe jo vetëm, për mënyrën e funksionimit të shërbimit taksi në përgjithësi, duke u ndalur në taksitë elektrike në veçanti dhe rolin e mjeteve elektrike në uljen e ndotjes në mjedis, folën për transportin publik, por edhe për rëndësinë e zbatimit të sinjalistikës në sigurinë rrugore etj. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë .
View Gallery
Duke ju uruar të gjithë nxënësve,mësuesve,prindërve,etj., suksese fëmijëve në ditën e parë të shkollës dhe sa më shumë rezultate të mira në vijim, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore Tiranë, pasi kanë njohur dhe udhëzuar të gjitha shërbimet respektive me detyrat e planit të përbashkët të masave, për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë në shkolla , ju garantojnë se, të gjithë shërbimet policore dhe jo vetëm, çdo ditë do të jenë aty, në çdo shkollë, duke kryer me përpikmëri detyrat e ngarkuara, për të prodhuar rend dhe siguri, për të gjithë nxënësit e shkollave.
View Gallery
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, me qëllim lehtësimin e trafikut në qytet, shërbimet e Policisë Bashkiake, së bashku me Policinë Rrugore Tiranë, ndër të tjera, kanë shtuar kontrollet dhe marrjen e masave, në zbatim të sinjalistikës së vendosur nga Bashkia Tiranë, që kufizon lëvizjen në brendësi të qytetit nga ora 07:00-09:00 për automjetet e transportit të përzier (ATP), si dhe nga ora 07:00-20:00 për ato automjete mbi 3.5 ton.
View Gallery
Në ditën e kremtimit të Shenjtërimit,të Nënë Terezës dhe në nderim të përkujtimit të veprës së ndritur, janë vendosur kurora me lule dhe janë bërë homazhe nga personalitete të qytetit, në sheshin që mban emrin e saj.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut, në mbështetje të kolegëve të Bashkisë Tiranë, të cilët po punojnë prej disa ditësh për pastrimin e plotë të Unazës së Madhe, segmenti nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, deri tek ish-sheshi “Shqiponja”.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore Tiranë, morën bashkarisht masa për devijimet e trafikut, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv të ndeshjeve të boksit, të vlefshme për WBC, organizuar nga UBSH në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, në sheshin “Nënë Tereza”, ku sportdashësit e shumtë, brohoritën suksesin e boksierëve shqiptarë.
View Gallery
Stop parkimit të automjeteve, në vendet e rezervuara për PAK, nëse nuk disponon dokumentacionin përkatës.Çdo ditë, një vemendje e veçantë nga shërbimet e Policisë Bashkiake, i kushtohet verifikimit, ndëshkimit të kundravajtësve dhe lirimit të parkimeve të tilla, për t’u mundësuar personave me aftësi të kufizuara, të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre për të parkuar sipas sinjalistikës rrugore në vendet e përcaktuara nga Bashkia Tiranë.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat për devijimet e trafikut dhe zhvillimin e aktivitetit me motorra nga gjithë Shqipëria, në kuadër të festimeve për 4 Korrikun “Ditën e Pavarësisë së Amerikës”.
View Gallery
Mirëmëngjes nga Tirana, me turistë plot.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat, në mbështetje të kolegëve të Drejtorive përkatëse të Bashkisë Tiranë, të cilët kanë punuar për demolimin e ish Kopështit Nr.50, të dëmtuar, për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit për rindërtimin e kopështit dhe çerdhes së integruar, në Njësinë Administrative Nr.8
View Gallery
Rreth 300 punonjës të Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me kolegët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policisë Rrugore Tiranë, shërbimeve ndihmëse të disa Drejtorive të Bashkisë Tiranë, morën masa për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit masiv “Tiranathlon”, organizuar nga Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën Greke në Tiranë.
View Gallery
“Colour Day Festival Albania 2023”, super aktiviteti argëtues që zhvillohet për herë të 4-t në kryeqytet, për kënaqësinë e gjitha grup moshave, organizuar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
View Gallery
Jo vetëm në qendër të qytetit, por edhe në njësitë administrative rurale, punohet çdo ditë në ndjekje të ankesave të ardhura nga komuniteti, por edhe të konstatimeve të bëra nga shërbimet e Policisë Bashkiake.Së bashku me kolegët e drejtorive përkatëse të Bashkisë Tiranë po lirohen hapësirat e zaptuara me pa të drejtë, me mjete rrethanore.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat në mbështetje të specialistëve, që kanë punuar jo vetëm për asfaltimin, por edhe për vendosjen e sinjalistikës horizontale në rrugën “Selita e Vjeter”, “Kodra e Diellit”, “Eduart Mano”.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Shtegu i Gjelbër”, me pjesëmarrjen e 100 çiklistëve, të cilët startuan garën në sheshin “Italia” dhe përfunduan në zonën e Baldushkut.
View Gallery
Federata Shqiptare e Motorçiklizmit, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, si dhe me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, kanë organizuar aktivitetin “Motorsport weekend kampionati kombëtar i SuperMoto”.Gjithashtu me një panel të ftuarish nga institucione të rëndësishme, të cilët diskutuan mbi sigurinë rrugore.
View Gallery
Mirëmëngjes dhe ditë të mbarë fëmijë të dashur.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat për të garantuar lëvizjen me biçikleta të një grupi fëmijësh nga lagjia Ali Demi drejt Sheshit Skënderbej tek Hapësira për Gjeneratën Tjetër në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Verës.
View Gallery
Gëzuar Ditën e Verës ! Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat në zbatim të detyrave të planifikuara, për të garantuar mbarëvajtjen e 100 aktiviteteve, në mbi 10 lokacione të Tiranës.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë masat përkatëse në mbështetje të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Bashkia Tiranë, të cilët organizuan një garë vrapimi në kuadër të 15-Shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Kancerit gjatë fëmijërisë.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, çdo ditë në bashkëpunim me Punëtorët e Qytetit punojnë për lirimin nga zaptimet e kundraligjshme të parkimeve hapësirave publike, si dhe hapësirave të përbashkëta në brendësi të lagjeve të banimit, të konstatuara të zaptuara.
View Gallery
Mirëmëngjes, nga çdo shkollë e qytetit.
View Gallery
Me kontributin e të gjithë punonjësve të Policisë Bashkiake, u blenë dhe shpërndanë dhurata me rastin e festave të fundvitit, për fëmijët e shkollës “Feti Vogli”, si dhe pako ushqimore në disa familje në nevojë, në zonën e Njësisë Administrative Baldushk.
View Gallery
Në zbatim të Planit të Përbashkët të Masave shërbimet e Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore Të Policisë Tiranë dhe Policinë Rrugore Tiranë kanë marrë masa për mbarëvajtjen e Samitit të BE-së që u zhvillua në Tiranë.
View Gallery
Toga e Ceremonialit të Policisë Bashkiake, në 110-Vjetorin e Pavarësisë, ka ngritur flamurin kuq e zi, në sheshin Skënderbej.
View Gallery
Në Akademinë e Sigurisë, u organizua ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave, për 50 punonjës të emëruar rishtazi pranë Policisë Bashkiake ,të cilët përfunduan me sukses trajnimin një mujor “Për formimin dhe kualifikimin e punonjësve të Policisë Bashkiake”.
View Gallery
Falë një bashkëpunimi me strukturat e Bashkisë Tiranë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policisë Rrugore Tiranë, vullnetarët, qytetarëve të Tiranës që na mirëkuptuan, garuesve por edhe falë zbatimit rigoroz të detyrave të zbatuara me përpikmëri, profesionalizëm e qëndrueshmëri, nga shërbimet e Policisë Bashkiake, u finalizua me sukses, Maratona e Tiranës, aktiviteti më i madh sportiv, ndërkombëtar,argëtues e promovues i kryeqytetit.
View Gallery
Së bashku me kolegët e palodhur të Punëtorët e Qytetit – Bashkia Tiranë për të konstatuar në kohë dhe eleminuar menjëherë, pasojat e ardhura nga moti i keq.
View Gallery
“Panairi i mobilitetit”, organizuar nga Bashkia Tiranë, në kuadër të Javës Europiane të Mobilitetit, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur mjete alternative për lëvizje, si biçikleta, monopatina, apo mjete të tjera elektrike miqësore me mjedisin.
View Gallery
Mirëmëngjes nga çdo shkollë e Tiranës. I urojmë suksese fëmijëve, mësuesve, prindërve. I sigurojmë ata, se shërbimet e Policisë Bashkiake, do të jenë çdo ditë, në çdo shkollë për të garantuar sigurinë e fëmijëve.
View Gallery
Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj, ka falenderuar të gjithë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët kanë qenë të angazhuar me shërbim për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, që u zhvillua nga data 26-28 Gusht.
View Gallery
U kërkojmë çdo ditë me mirësjellje këmbësorëve, të mos përdorin korsitë e biçikletave, por trotuaret, pasi në këtë mënyrë janë më të sigurtë.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat për të garantuar “International Folk Festival Tirana” Edicioni i 2-të, organizuar nga “FIDAF Albania” me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.
View Gallery
Përshëndetje nga Zoo Park Tirana.
View Gallery
Tirana, si çdo të diel në ditën pa makina, dhe me plot aktivitete për Ditën e baballarëve.
View Gallery
Një bashkëpunim dhe koordinim i shkëlqyer, ndërmjet Policisë Bashkiake, Policisë Rrugore Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët morën masa për të bërë bllokimet dhe devijimet eventuale të trafikut, për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e “Tiranathlon”.
View Gallery
Super atmosferë në Tiranë, në pritje të super ndeshjes së futbollit, ndërmjet skuadrave AS Roma dhe Feyenoord Rotterdam.
View Gallery
Nga Sheshi “Skënderbej” – Ceremonia e shfaqjes së trofeut të Europa Conference League.
View Gallery
Super atmosferë në Tiranë, në pritje të super ndeshjes së futbollit , ndërmjet skuadrave AS Roma dhe Feyenoord Rotterdam
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake , kanë marrë masa për mbarëvajtjen e aktiviteteve të zhvilluara në mbyllje të “Javës Amerikane të Kulturës”.
View Gallery
Mirëmëngjes, nga çdo shkollë.
View Gallery
Panairi i profesioneve” dhe “Të sigurtë mbi dy rrota” kanë qenë aktivitetet e organizuara në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë në sheshin “Italia”, nën monitorimin e shërbimeve të Policisë Bashkiake , të cilat kanë garantuar mbarëvajtjen e tyre.
View Gallery
Mirëmëngjes , nga çdo shkollë.
View Gallery
“Orange Bike Ride” pedalim me biçikleta , organizuar nga Ambasada Holandeze në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë pjesë në prezantimin e flotës së gjelbër të Autobuzëve Elektrikë.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë garantuar mbarëvajtjen e gjysmë-Maratonës Ballkanike 2022, organizuar, nga Bashkia Tiranë dhe Federata Shqiptare e Atletikës .
View Gallery
Stop parkimit të automjetit mbi trotuar, vend i cili është tërësisht i krijuar për lëvizjen e sigurtë të kalimtarëve.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake dhe të gjithë shërbimet operacionale të Bashkisë Tiranë , në gatishmëri për të parandaluar dhe eleminuar , pasojat e motit të keq.
View Gallery
Në kuadër të “Projektit të rindërtimit”, në zonën e “5 Majit”, ka vijuar puna e institucioneve përkatëse të Bashkisë Tiranë, për prishjen e ndërtimeve të shpronësuara dhe lirimin e sheshit të ndërtimit.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake së bashku me shërbime të tjera të sigurisë, për të garantuar mbarëvajtjen e koncertit të këngëtarit me famë botërore Maluma.
View Gallery
Gëzuar 14 Marsin, Ditën e Verës
View Gallery
Policia Bashkiake për sensibilizimin e tregtarëve ambulantë, që të kryejnë aktivitetin tregtar në tregje dhe jo në hapësira publike.
View Gallery
Policia Bashkiake me strukturat e Policisë së Shtetit, në mbështetje të IMT-së, për prishjen e ndërtimeve të shpronësuara në zbatim të akteve ligjore në fuqi dhe lirimin e sheshit të ndërtimit, në kuadër të “Projektit të rindërtimit”, në zonën e “5 Majit”.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake , së bashku me Policinë Rrugore , do të marrin masa administrative maksimale, si dhe do të përdorin bllokues gome dhe mjet ngritës, sa herë do të konstatojnë kundravajtje, haptazi të parregullta.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, si çdo ditë me shërbim pranë shkollave.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake do të vazhdojnë të monitorojnë çdo ditë qytetin, për të orientuar në tregje tregtarët ambulante, por dhe duke ndëshkuar me masa administrative të pabindurit në këtë aktivitet të paligjshëm.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake për të garantuar mbështetjen e institucioneve përkatëse të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të projektit për ndërtimin e “Pedonales” që lidh Rrugën: “Kastriotët” me Rr:” Taulantia”.
View Gallery
Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë mbështetur kërkesat dhe punën e instituticioneve përkatëse të Bashkisë së Tiranës, për kryerjen e detyrave të tyre ligjore, për prishjen e ndërtimeve të shpronësuara dhe lirimin e sheshit të ndërtimit në zonën e “5 Majit”, në kuadër të “Projektit të Rindërtimit”.
View Gallery
Policia Bashkiake në detyrë!
View Gallery
Gjatë këtyre ditëve dhe netëve të acarta, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato sociale të Bashkisë së Tiranës, po monitorojnë territorin, si dhe po ndjekin me urgjencë çdo informacion që vjen nga komuniteti, për qytetarë që gjenden në situatë rruge, të cilët po dërgohen në qendrat sociale.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, monitorojnë çdo natë territorin dhe sidomos këto ditë të ftohta dimri dhe së bashku me specialistët e Shërbimit Social të Bashkia Tiranë, dërgojnë në qendrat sociale, çdo qytetar të gjendur në situatë rruge, duke parandaluar ngjarje të rënda ndaj jetës, apo shëndetit të tyre
View Gallery
Policia Bashkiake duke përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Ismail Qemali.
View Gallery
17 Janar 2022 – Toga e Ceremonialit të Policisë Bashkiake në nderim të Heroit tonë Kombëtar – Gjergj Kastrioti Skënderbeu
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, duke mbështetur strukturat përkatëse të Bashkisë Tiranë, për prishjen e ndërtimeve të shpronësuara dhe lirimin e sheshit të ndërtimit, në kuadër të “Projektit të rindërtimit”, në Njësinë Administrative Nr.6.
View Gallery
Policia Bashkiake në detyrë, për sigurinë e fëmijëve në shkolla.
View Gallery
Policia Bashkiake uron të gjithë Shqiptarët Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Sherbimet kanë qënë në krye të detyrës për të garantuar mbarëvajten e aktiviteteve e koncerteve nga Ansambli Tirana-Tirona Allstars, Orgesa Zaimi, Simpatico Band dhe FIFI.
View Gallery
Me kontributin e përbashkët të të gjithë punonjësve të Policisë Bashkiake, u blenë dhjetra dhurata për fëmijët dhe të moshuarit e Qendra Sociale ” Të Qendrojmë Së Bashku” në Kombinat, Bashkia Tiranë dhe me shumë dashuri, së bashku me shërbimet sociale, u shpërndanë dhuratat, si dhe u servir vakti i drekës për ta.
View Gallery
Bllokues gome, por edhe mjet ngritës për në pikën e bllokimit, po aplikohen nga Policia Bashkiake dhe nga Policia Rrugore për mjetet e konstatuara në kundravajtje.
View Gallery
Policia Bashkiake e Tiranës, e ftuar në takimin e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, me fokus luftën e përbashkët ndaj krimeve mjedisore, si dhe për prezantimin e 5 rubrikave shtesë në “Komisariatin Dixhital”.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore, po vazhdojnë të marrin masa edhe më të rrepta, ndaj drejtuesve të motorçikletave, të cilët në shkelje të sinjalistikës rrugore, apo normave të tjera të sjelljes në rrugë, hyjnë në zonat e këmbësorëve dhe në korsitë e dedikuara për çiklistët.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë masa natën e mbrëmshme, për spostimin e automjeteve dhe devijimin e lëvizjes së këmbësorëve, për shkak se një peme në Rr:”Vëllezrit Huta”, ishte dëmtuar nga era dhe rrezikonte të binte. Kolegët e Punëtorët e Qytetit – Bashkia Tiranë, morën menjëherë masa, për prerjen e pemës së dëmtuar dhe shumë shpejt do të bëhet zëvëndësimi i saj.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Rrugore, kanë marrë vazhdimisht masa në ndihmë të menaxhimit të trafikut dhe ndëshkimin e kundravajtjeve rrugore, të cilat bëhen burim i shtuar i trafikut në qytet.
View Gallery
Në vijim të punës së përbashkët me Policinë Rrugore, kanë marrë masa për të ndaluar dhe ndëshkuar bashkë me Policia Rrugore, drejtuesit e motorçikletave, të cilet në shkelje të sinjalistikës rrugore të vendosur nga Bashkia Tiranë, hyjnë në sheshin Skënderbej, Parkun e Madh të Liqenit Artificial, si dhe zona të tjera për këmbësorë, por edhe në korsitë e biçikletave, duke vënë në rrezik kalimtarët dhe çiklistët.
View Gallery
Gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë masa në disa nga aktivitetet e organizuara nga Bashkia Tiranë, me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë. Në Pallatin e Koncerteve, Pazarin e Ri, në Parkun e Madh të Liqenit Artificial etj.
View Gallery
Policia Bashkiake, u bën thirrje, të gjithë drejtuesve të automjeteve, qofshin ata qytetarë të Tiranës, të ardhur nga rrethet e tjera, apo nga jashtë Shqipërisë për të festuar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, që të bëjnë kujdes të shtuar ndër të tjera, edhe me parkimin e automjeteve të tyre konform sinjalistikës rrugore, pasi në të kundërt do të jenë objekt i masave administrative, bllokimit të mjeteve të tyre me bllokues gome, apo heqia me mjet ngritës sipas rastit dhe transportimit për në pikat e bllokimit të automjeteve.
View Gallery
Çdo mëngjes, në oraret 07:00-09:00, shërbimet e Policisë Bashkiake bashkë me Policia Rrugore, janë vendosur në pikat hyrëse të qytetit, për të këshilluar, devijuar, apo ndëshkuar me masa administrative sipas rastit, automjetet e transportit të përzier (ATP), të cilat hyjnë në qytet pa lejen e autoriteteve të Bashkia Tiranë, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur.
View Gallery
Ndezja e dritave të pemës tek Pazari i Ri.
View Gallery
Në Njësinë Administrative Zall Bastar, në mbështetje të strukturave përkatëse të Bashkia Tirane, për prishjen e një ndërtimi të paligjshëm.
View Gallery
Maratona e Tiranës, aktiviteti më i madh sportiv, ndërkombëtar, e promovues i qytetit.
View Gallery
Kolegët që morën pjesë si garues në Maratonën e Tiranës.
View Gallery
Policia Bashkiake, për mbarevajtjen e aktivitetit sportiv Fun Run, që u organizua nga Bashkia Tiranë, me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake pranë shkollave, për të garantuar më shumë siguri për fëmijët.
View Gallery
Aktivitetit sportiv “Java e Mobilitetit pa makina”, organizuar nga Bashkia Tiranë, ku shërbimet e Policisë Bashkiake kanë marrë masa për pastrimin nga mjetet e parkuara te Rr:”Luigj Gurakuqi”, si dhe bllokimin e një pjese të këtij aksi, për t’i hapur rrugë aktiviteteve të shumta sportive të organizuara brënda këtij segmenti rrugor.
View Gallery
Në zbatim të Vendimit Nr. 33350/4 datë 08.09.2021, të Kryetarit të Bashkia Tiranë, për heqien e liçensës së operatorit të transportit publik të linjës së “Unazës”, si dhe në mbështetje të specialistëve të DPTTV-ës.
View Gallery
Policia Bashkiake, gjatë aksionit të pastrimit të Bulevardit të Ri, në ditën ndërkombëtare të pastrimit, 18 shtator.
View Gallery
Për mbarëvajtjen e koncertit te këngëtarit Ermal Meta.
View Gallery
16 Shtator, ceremonia përkujtimore, me rastin e 79-vjetorit të Konferencës së Pezës.
View Gallery
Për mbajtjen e maskës në ambjente të mbyllura, autobuzë!
View Gallery
Policia Bashkiake, për mbarëvajtjen e disa aktiviteteve kulturore, sportive, argëtuese për publikun e Tiranës, të zhvilluara në bashkëpunim me Bashkia Tiranë, si “Swag” me artistët më të mirë te sheshi Italia, “Mish Mish” Parku i Madh i Liqenit Artificial, apo ndeshjet sportive në “Muai Thai” në Sheshin Skenderbej.
View Gallery
Lirim i hapësirave publike në rrugët “Njazi Meka”, “Hajdar Hidri”, “Bardhyl”, “Androkli Kostallari”, “Don Mark Dushi”, “Petro Marko”, “Shkëlqim Fusha”, “Shyqyri Ishmi”, “Dalip Zavalani” etj.
View Gallery
Shërbimet e Policisë Bashkiake, gjatë patrullimit me biçikleta.
View Gallery
Aktivitetet argëtuese, sportive “Talenti i Lagjes”, sipas kalendarit të miratuar, në disa shkolla të qytetit, por dhe sheshet rekreative të Tiranës, nën monitorimin e shërbimeve të Policisë Bashkiake, ku fëmijët me energjinë e tyre pozitive, po ndriçojnë gjithë qytetin.
View Gallery
Vaksinim masiv. Shërbimet e Policisë Bashkiake, në përgjigje të thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, për vaksinimin e të gjithë administratës.
View Gallery
Të gjithë bashkë të parandalojmë zjarret kudo në qytet.
View Gallery