Në vijim të njoftimeve të bëra fizikisht, nga shërbimet e Policisë Bashkiake për të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre, në ”Terminalin Jug-Lindor” dhe “Ndërkombëtar”, informojmë të gjithë qytetarët e interesuar për udhëtim me linjat e transportit midis qyeteve, si dhe linjat ndërkombëtare se:
Stacioni i linjave ndërqytetëse, për zonën jug – lindore që ndodhej pranë “Qytetit Studenti”, si edhe stacioni i linjave ndërkombetare (me itinerar kalimi nga zona jug – lindore e vendit), që ndodhej tek pallati i sportit “Asllan Rusi”, duke filluar nga data 08.11.2023, do të jetë pranë “Terminalit të ri” që ndodhet pranë Qëndrës Tregëtare “TEG”.
Përfitojmë nga rasti të theksojmë që ”Termianli i ri” plotëson të gjitha kushtet e nevojshme dhe standartet e shërbimit, duke ju mundësuar pasagjerëve një qëndrim pritës me të gjitha shërbimet, si dhe kushtet e duhura për ofrimin e shërbimit të transportit , si për nisjen, ashtu edhe për mbëritjen e linjave.
Në këtë terminal, do të menaxhohen mesatarisht 100 mjete/ditë, për destinacionet sipas qyteteve dhe po ashtu dhe disa nga destinacionet nisëse/mbëritëse për linjat ndërkombëtare.
Terminali është i aksesueshëm për mjetet e shoqërimit të pasagjerëve, si edhe janë dy linja të transportit qytetës që mundësojnë transportin e pasagjerëve konkretisht linja 8 (Sauku), si dhe Linja 2, Kopshti Zoologjik për dhe nga qëndra e qytetit të Tiranës, si dhe ndërthurjen me rrjetin e transportit të qytetit. Pranë terminalit janë parashikuar dhe vendqëndrime të shërbimit taksi.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.





