Shërbimet e Policisë Bashkiake, gjatë punës së përditshme kanë në fokus edhe ndjekjen e ankesave që vijnë nga drejtuesit e mjeteve Taksi, për zënien e vendeve të parkimit të rezervuara për mjetet e tyre. Gjithashtu vëmendje i kushtohet edhe marrjes së informacionit të plotë, konstatimit dhe ndëshkimit të konkurrencës së pandershme, që dëmton këtë biznes. Por krahas kësaj ndihme, nga shërbimet e Policisë Bashkiake, ushtrohen kontrolle për të verifikuar edhe nëse aktiviteti i tyre, ushtrohet konform rregullave dhe licensave të dhëna nga Bashkia Tiranë .