Në vijim të takimeve dhe planit të përbashkët të punës, me Agjensinë e Tregjeve, shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë nisur sërisht një fushatë të përbashkët sensibilizimi, ndaj të paktëve tregtarë ambulantë, të cilët megjithë masat e marra vazhdimisht nga strukturat vendore, kanë mbetur ende në rrugët e trotuaret e qytetit dhe tregëtojnë produktet e tyre ushqimore dhe jo vetëm, pa leje, përtokë, pa asnjë kusht higjieno sanitar, duke u bërë në mjaft raste rrezik për shëndetin e konsumatorëve.