Në zbatim të detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore, shërbimet e Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me Policia e Shtetit, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë mbështetur kërkesat dhe punën e instituticioneve përkatëse të Bashkia Tirane, për kryerjen e detyrave të tyre ligjore, për prishjen e ndërtimeve të shpronësuara dhe lirimin e sheshit të ndërtimit në zonën e “5 Majit”, në kuadër të “Projektit të Rindërtimit”. Gjatë aksionit, forcat e Policisë janë përballur me rezistencë të banorëve të zonës, ku disa prej tyre ndër të tjera, kanë hedhur edhe gurë, sende të forta dhe lëndë djegëse, në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë është rrezikuar seriozisht jeta dhe shëndeti i punonjësve në detyrë. Pesë punonjës të Policisë së Shtetit dhe tre punonjës të Policisë Bashkiake janë dëmtuar fizikisht dhe kanë marrë ndihmë mjeksore në spital. Në përfundim të realizimit të detyrës, janë kryer kallëzimet përkatëse ndaj autorëve të veprave penale, pranë strukturave të Policisë së Shtetit, për kundërshtimin me dhunë dhe goditjen për shkak të detyrës së tyre shtetërore.