Duke marrë shkas edhe nga një aksident i ndodhur ditën e djeshme, ku një qytetar në Tiranë, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një motorr, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore, po vazhdojnë të marrin masa edhe më të rrepta, ndaj drejtuesve të motorçikletave, të cilët në shkelje të sinjalistikës rrugore, apo normave të tjera të sjelljes në rrugë, hyjnë në zonat e këmbësorëve dhe në korsitë e dedikuara për çiklistët, duke u bërë burim i shtuar rreziku për këta të fundit. Puna vijon…