Të gjithë bashkë të parandalojmë zjarret kudo në qytet. Sot më shumë se kurrë, nevojitet sensibilizim dhe bashkëpunim në këtë drejtim. Asnje strukturë shtetërore, sado e fuqishme të jetë me njerëzdhe mjete, nuk mund të përballojë e vetme këtë situatë të vështirë, pa ndihmën e të gjithë komunitetit. Nëse nuk je në gjëndje që të japësh kontribut aktiv në shuarjen e zjarreve, të paktën jep kontributin si qytetar në parandalim të tyre, duke mos u bërë shkak, me dashje, apo neglizhence në këtë drejtim.