Rreth 350 punonjës të Policisë Bashkiake, duke zbatuar me korrektesi detyrat e parashikuara në planin përkatës të masave, finalizuan me sukses një punë pregatitore 1-mujore, duke bashkëpunuar ngushtë me kolegët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policia Rrugore Tiranë, vullnetarët , shërbimet ndihmëse të disa Drejtorive të Bashkia Tiranë, për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv masiv “Tiranathlon”, organizuar nga Bashkia Tiranë, i cili përfundoi pa asnjë incident.