Policia Bashkiake e Tiranës vijon pandërprerë punën në terren për të parandaluar dhe ndëshkuar parkimet abuzive në qytet.
Drejtuesit e automjeteve ftohen të tregojnë kujdes dhe qytetari, duke parkuar vetëm në vendet e përcaktuara, pa bllokuar korsitë e biçikletave, trotuaret, apo hapësirat e rezervuara për mjetet taksi.
Parkimi i gabuar pengon lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe mjeteve, si dhe rrezikon sigurinë rrugore. Prandaj, shërbimet tona do të marrin masa administrative ndaj çdo shkelësi, në zbatim të ligjit dhe në interes të përbashkët të qytetarëve.
Le ta bëjmë Tiranën një qytet më të sigurt dhe më të rregullt – Bashkë ia dalim!





