Vazhdon tre herë në ditë, monitorimi nga shërbimet e Policisë Bashkiake, në tre linjat e autobuzëve të dedikuara për t’u shfrytëzuar, vetëm nga mjekët, infermierët, farmacistët, stafi ndihmës i spitaleve dhe Qendrave Shëndetësore, si dhe nga një kategori e caktuar pacientësh me sëmundje kronike.