Stop parkimit të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore Nëse e ke automjetin me targa te huaja, apo shqiptare, kjo pak rëndësi ka, shkelja është njëlloj dhe masat administrative nuk do te mungojnë. Bllokues gome, por edhe mjet ngritës për në pikën e bllokimit, po aplikohen nga Policia Bashkiake dhe nga Policia Rrugore për mjetet e konstatuara në kundravajtje. Trafiku në Tiranë, nuk është përgjegjësi vetëm e Policisë, por e të gjithë qytetarëve, qofshin ata, drejtues mjetesh, apo këmbësorë.