Rreth 300 punonjës të Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me kolegët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policisë Rrugore Tiranë, shërbimeve ndihmëse të disa Drejtorive të Bashkisë Tiranë, morën masa për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit masiv “Tiranathlon”, organizuar nga Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën Greke në Tiranë.