Stop parkimit të automjeteve, në vendet e rezervuara për PAK, nëse nuk disponon dokumentacionin përkatës.Çdo ditë, një vemendje e veçantë nga shërbimet e Policisë Bashkiake, i kushtohet verifikimit, ndëshkimit të kundravajtësve dhe lirimit të parkimeve të tilla, për t’u mundësuar personave me aftësi të kufizuara, të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre për të parkuar sipas sinjalistikës rrugore në vendet e përcaktuara nga Bashkia Tiranë.