Shërbimet e Policisë Bashkiake, në bazë të kërkesës së ardhur nga Agjensia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, ka marrë të gjitha masat dhe së bashku me kolegët e Punëtorët e Qytetit – Bashkia Tiranë dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, kanë punuar edhe për mbjellje të pemëve, në mbështetje të projektit “Toka jonë”, i cili synon ripërdorimin e tokave të konfiskuara, me qëllim promovimin e bujqësisë sociale. Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Europian .