Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut, në mbështetje të kolegëve të Bashkisë Tiranë, të cilët po punojnë prej disa ditësh për pastrimin e plotë të Unazës së Madhe, segmenti nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, deri tek ish-sheshi “Shqiponja”.