Skip to content
5 Nëntor, 2024
Facebook
Twitter
Policia Bashkiake
Menu
Rreth Nesh
Legjislacioni
Publikime
Lajmet e fundit
Aktivitete
Njoftime
Galeri
Kontakt
Të fundit:
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat e sigurisë, duke bërë edhe devijimet eventuale të trafikut, në mbështetje të kolegëve të Ujësjellës Kanalizime Tiranë, të cilët kanë punuar gjatë natës për zbatimin e një projekti në Rrugën “Sokrat Miho”.
Falë një bashkëpunimi me strukturat organizatore e ndihmëse të Bashkisë Tiranë , shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policisë Rrugore Tiranë, vullnetarëve, qytetarëve të Tiranës që na mirëkuptuan, mijëra garuesve , etj., por edhe falë zbatimit rigoroz të detyrave të planifikuara prej kohësh, e të zbatuara me përpikmëri, profesionalizëm e qëndrueshmëri, nga më shumë se 500 punonjësit e Policisë Bashkiake , u finalizua me sukses , e pa asnjë incident të raportuar, “Maratona e Tiranës 2024 ”, aktiviteti më i madh sportiv, ndërkombëtar, argëtues e promovues i kryeqytetit
Çdo mëngjes në çdo shkollë , për sigurinë e fëmijëve teksa kalojnë rrugën, në vijat e bardha.
Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë marrë të gjitha masat, duke bërë devijimet e trafikut dhe garantuar aktivitetin “Dita pa makina”, organizuar nga Bashkia Tiranë, në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë.
Duke ju uruar të gjithë nxënësve, mësuesve, prindërve etj.,suksese në ditën e parë të shkollës dhe sa më shumë rezultate të mira në vijim, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore Tiranë, pasi kanë njohur dhe udhëzuar të gjitha shërbimet respektive me detyrat e planit të përbashkët të masave, për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë në shkolla, ju garantojnë se, të gjithë shërbimet policore dhe jo vetëm, çdo ditë do të jenë aty, në çdo shkollë, duke kryer me përpikmëri detyrat e ngarkuara, për të prodhuar rend, siguri, rregull, për të gjithë nxënësit e shkollave.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë devijuar trafikun dhe mbështetur Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në Rr:”Mine Peza”, për rregullimin e një defekti të ndodhur në IEVP 302 Tiranë.