Skip to content
9 Shtator, 2024
Facebook
Twitter
Policia Bashkiake
Menu
Rreth Nesh
Legjislacioni
Publikime
Lajmet e fundit
Aktivitete
Njoftime
Galeri
Kontakt
Të fundit:
Shërbimet e Policisë Bashkiake, përpiqen çdo ditë, të informojnë dhe këshillojnë qytetarët e shumtë, të cilët frekuentojnë Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, të respektojnë, lirinë e lëvizjes së gjithësecilit, si dhe rregullat e përcaktuara.
Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shërbimeve të Policisë Bashkiake, me Zjarrfikësit Tiranë, në monitorimin e të gjithë territorit të qytetit dhe shkëmbimin e informacionit, me qëllim parandalimin dhe fikjen në kohë, të vatrave të zjarrit.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, në bazë të kërkesës së ardhur nga Agjensia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, ka marrë të gjitha masat dhe së bashku me kolegët e Punëtorët e Qytetit – Bashkia Tiranë dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, kanë punuar edhe për mbjellje të pemëve, në mbështetje të projektit “Toka jonë”, i cili synon ripërdorimin e tokave të konfiskuara, me qëllim promovimin e bujqësisë sociale. Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Europian .
Shërbimet e Policisë Bashkiake, jo vetëm kanë marrë masa për të garantuar aktivitetin, por kanë marrë pjesë edhe në trajnimin teoriko-praktik, me temë “Ndërhyrja për shpëtimin dhe evakuimin e personave të lënduar dhe të bllokuar si rezultat u rënies së zjarrit në një pjesë të malit në Njësinë Administrative Dajt”, organizuar nga Bashkia Tiranë, në bashkëpunim edhe me institucione të tjera.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, së bashku me Policia Rrugore Tiranë, po punojnë çdo ditë, jo vetëm për të menaxhuar fluksin e trafikut, parandaluar dhe ndëshkuar parkimet abuzive të automjeteve në qytet, por edhe në drejtim të vjeljes së masave administrative të vendosura dhe të pashlyera, nga kundravajtësit .
Policia Bashkiake në detyrë, për sigurinë e fëmijëve në shkolla.