Policia Bashkiake, e cila prej disa vitesh ka në përdorim një flotë mjetesh elektrike, si dhe biçikleta , iu bashkua kolegëve të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, në këndin e ngritur prej tyre pranë Bashkia Tiranë “Luaj me taksi ”. Kolegët së bashku , dhanë gjithë informacionin e nevojshëm për fëmijët dhe jo vetëm, për mënyrën e funksionimit të shërbimit taksi në përgjithësi, duke u ndalur në taksitë elektrike në veçanti dhe rolin e mjeteve elektrike në uljen e ndotjes në mjedis, folën për transportin publik, por edhe për rëndësinë e zbatimit të sinjalistikës në sigurinë rrugore etj. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë .