Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, me qëllim lehtësimin e trafikut në qytet, shërbimet e Policisë Bashkiake, së bashku me Policinë Rrugore Tiranë, ndër të tjera, kanë shtuar kontrollet dhe marrjen e masave, në zbatim të sinjalistikës së vendosur nga Bashkia Tiranë, që kufizon lëvizjen në brendësi të qytetit nga ora 07:00-09:00 për automjetet e transportit të përzier (ATP), si dhe nga ora 07:00-20:00 për ato automjete mbi 3.5 ton.