Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me mjekë e specialistë të fushës, organizuan në ambjentet e Policisë Bashkiake , aktivitetin “Fjongoja rozë-Bashkë kundër kancerit të gjirit”, me më të mirat vajza dhe gra të Policisë Bashkiake, me të cilat ne, krenohemi çdo ditë. Gjatë takimit, u dha gjithë informacioni i duhur, për kontrollet që duhen bërë gjatë gjithë vitit jo vetëm gjatë muajit Tetor, me qëllim diagnostifikimin e hershëm të sëmundjes së rëndë, që prek femrat, pasi është çelësi i suksesit për të shpëtuar jetën .