Duke ju uruar të gjithë nxënësve,mësuesve,prindërve,etj., suksese fëmijëve në ditën e parë të shkollës dhe sa më shumë rezultate të mira në vijim, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore Tiranë, pasi kanë njohur dhe udhëzuar të gjitha shërbimet respektive me detyrat e planit të përbashkët të masave, për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë në shkolla , ju garantojnë se, të gjithë shërbimet policore dhe jo vetëm, çdo ditë do të jenë aty, në çdo shkollë, duke kryer me përpikmëri detyrat e ngarkuara, për të prodhuar rend dhe siguri, për të gjithë nxënësit e shkollave.