Skip to content
27 Shtator, 2023
Facebook
Twitter
Policia Bashkiake
Menu
Rreth Nesh
Legjislacioni
Publikime
Lajmet e fundit
Aktivitete
Njoftime
Galeri
Kontakt
Të fundit:
Policia Bashkiake, e cila prej disa vitesh ka në përdorim një flotë mjetesh elektrike, si dhe biçikleta , iu bashkua kolegëve të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, në këndin e ngritur prej tyre pranë Bashkia Tiranë “Luaj me taksi ”. Kolegët së bashku , dhanë gjithë informacionin e nevojshëm për fëmijët dhe jo vetëm, për mënyrën e funksionimit të shërbimit taksi në përgjithësi, duke u ndalur në taksitë elektrike në veçanti dhe rolin e mjeteve elektrike në uljen e ndotjes në mjedis, folën për transportin publik, por edhe për rëndësinë e zbatimit të sinjalistikës në sigurinë rrugore etj. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë .
Duke ju uruar të gjithë nxënësve,mësuesve,prindërve,etj., suksese fëmijëve në ditën e parë të shkollës dhe sa më shumë rezultate të mira në vijim, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe Policia Rrugore Tiranë, pasi kanë njohur dhe udhëzuar të gjitha shërbimet respektive me detyrat e planit të përbashkët të masave, për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë në shkolla , ju garantojnë se, të gjithë shërbimet policore dhe jo vetëm, çdo ditë do të jenë aty, në çdo shkollë, duke kryer me përpikmëri detyrat e ngarkuara, për të prodhuar rend dhe siguri, për të gjithë nxënësit e shkollave.
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, me qëllim lehtësimin e trafikut në qytet, shërbimet e Policisë Bashkiake, së bashku me Policinë Rrugore Tiranë, ndër të tjera, kanë shtuar kontrollet dhe marrjen e masave, në zbatim të sinjalistikës së vendosur nga Bashkia Tiranë, që kufizon lëvizjen në brendësi të qytetit nga ora 07:00-09:00 për automjetet e transportit të përzier (ATP), si dhe nga ora 07:00-20:00 për ato automjete mbi 3.5 ton.
Në ditën e kremtimit të Shenjtërimit,të Nënë Terezës dhe në nderim të përkujtimit të veprës së ndritur, janë vendosur kurora me lule dhe janë bërë homazhe nga personalitete të qytetit, në sheshin që mban emrin e saj.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut, në mbështetje të kolegëve të Bashkisë Tiranë, të cilët po punojnë prej disa ditësh për pastrimin e plotë të Unazës së Madhe, segmenti nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, deri tek ish-sheshi “Shqiponja”.
“Colour Day Festival Albania 2023”, super aktiviteti argëtues që zhvillohet për herë të 4-t në kryeqytet, për kënaqësinë e gjitha grup moshave, organizuar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.