Patrullat me biçikleta të Policisë Bashkiake, monitorojnë çdo ditë, parqet, sheshet, lulishtet, rrugët, e destinacionet kryesore turistike të qytetit, duke u ardhur në ndihmë, apo dhënë informacionin e kërkuar sipas rastit, turistëve vendas e të huaj, të cilët, të shumtë në numër po vizitojnë Tiranën, në këto ditë vere.