NJOFTIM PËR MASAT ADMINISTRATIVE TË VENDOSURA NË MUNGESË NGA SHËRBIMET E POLICISË BASHKIAKE, BASHKIA TIRANË.

Informojmë publikun e gjerë dhe qytetarët e interesuar, se masat adiministrative të vendosura në mungesë, për kundravajtjet administrative të konstatuara, nga shërbimet e Policisë Bashkiake, Bashkia Tiranë, (përveç proçesverbalit të lënë në vend, si dhe njoftimit me postë në rastet e adresave të sakta), për shkak të mungesës së adresës së saktë në sistemin e-gjoba, të mjaft rasteve, ato afishohen edhe në stendat e informimit pranë zyrave të Policisë Bashkiake, me qëllim marrjen dijeni të qytetarëve për masat administrative të vendosura ndaj tyre, në respektim të ligjit 44/2015 Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.
Listat, qendrojnë të afishuara për 10 ditë, nga e nesërmja e vendosjes së masës administrative.

Gjithashtu, ju informojmë se, nëse pagesa e gjobës kryhet brenda 5 ditëve nga marrja dijeni, aplikohet një zbritje prej 20% të masës së gjobës. Me kalimin e afatit paguhet 2%, kamatë në ditë deri në një muaj.


Adresa: Rruga “Mahmut Allushi”, ish-godina e Sherbimit Informative të Ushtrisë, Lagja Nr. 12, Dajt.