Njoftim i rëndësishëm

Policia Bashkiake, njofton të gjithë qytetarët e interesuar, e që dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë Bashkiake të Tiranës se, ka nisur faza e aplikimeve dhe plotësimit të dokumentacionit, (për vendet e lira në Policinë Bashkiake), e cila do të zgjasë, deri ne datë 06.06.2022.
Ftojmë të gjithë qytetarët, që plotësojnë kriteret dhe që duan të japin kontributin e tyre, në shërbim të komunitetit dhe të Tiranës Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022, të konkurojnë, pët t’u bërë pjesë e këtij Institucioni, duke ju garantuar, një proces tepër transparent dhe ligjor.
 Për pozicionin Inspektor 8 vende (të lira).
Për pozicionin Polic 108 vende (të lira).
Për më shumë informacion klikoni linkun e mëposhtëm

https://tirana.al/artikull/shpallje-per-vende-te-lira-pune-punonjes-ne-policine-e-bashkise-se-tiranes