Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 32, datë 12.10.2020, shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë detyrimet përkatëse dhe kanë nisur që në orët e para të ditës së sotme, kontrollin mbi territor, sërisht me fokus në sensibilizim dhe këshillim të qytetarëve, por edhe ndëshkimin me masa administrative, në rastet e neglizhencës, apo të rrefuzimit të mbajtjes së maskës mbrojtëse prej tyre, sipas sanksioneve të parashikuara në këtë akt normativ. U bëjmë thirrje të gjithe komunitetit, të japin kontributin e tyre dhe të bëjnë detyrën qytetare, në respekt të ligjit, duke u bërë jo vetëm shembull për brezat më të rinj, por duke ndihmuar aktivisht, në parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm me mbajtjen e maskës mbrojtëse, kudo jashtë shtepisë dhe sipas Udhëzuesit të Institutit të Shëndetit Publik.