Në kuadër të një bashkëpunimi institucional me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, shërbimet e Policisë Bashkiake, së bashku me Task Forcën e Transportit Rrugor, kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët, për kontrollin e dokumentacionit të duhur për të qarkulluar në rrugë, të mjeteve të tonazhit të rëndë, si dhe atyre të transportit të mallrave, që lëvizin në qytetin e Tiranës.