Mos parko në kundërshtim ne sinjalistikën rrugore të vendosur, respekto normat elementare të parkimit të automjetit, të drejtat e këmbësorëve , apo përdoruesve të tjerë të rrugës, siç i respekton ato, në vendet nga ti vjen. Shërbimet e Policisë Bashkiake , së bashku me Policinë Rrugore , do të marrin masa administrative maksimale, si dhe do të përdorin bllokues gome dhe mjet ngritës, sa herë do të konstatojnë kundravajtje të tilla, haptazi të parregullta.