Gjatë koncertit të këngëtarit shqiptar me famë botërore Ermal Meta, shërbimet e Policisë Bashkiake, në zbatim të planit përkatës të masave, vendosën perimetrin e jashtëm në stadiumit Air Albania, ku së bashku me shërbime të tjera shtetërore, si dhe vullnetarët, morën masa për menaxhimin e hyrje-daljeve dhe mbarëvajtjen e koncertit.