Në vijim të organizimit të aktivitetit “Edukimi mbi Sigurinë Rrugore”, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, shërbimet e Policisë Bashkiake Tiranë, por dhe punonjësit e Automobile Club Albania – ACA dhe Kryqi i Kuq Shqiptar, dhanë të gjithë informacionin e duhur për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Pjeter Budi” në Tiranë, të cilët paraqitën një dëshirë dhe kureshtje mbreslënëse, për të mësuar për rregullat e sigurisë rrugore, sinjalistikës rrugore, lëvizjen me biçikleta , dhënien e ndihmës së parë etj.