Fundjava që lamë pas, sikurse dhe te tjerat, janë ditë të zakonshme pune, për shërbimet e Policisë Bashkiake, ku së bashku me kolegët e Drejtorisë së Punëtorëve të Qytetit – Bashkia Tiranë, kanë vazhduar punën për pastrimin nga zaptimet e paligjshme të parkimeve dhe hapësirave publike në rrugët “Njazi Meka”, “Hajdar Hidri”, “Bardhyl”, “Androkli Kostallari”, “Don Mark Dushi”, “Petro Marko”, “Shkëlqim Fusha”, “Shyqyri Ishmi”, “Dalip Zavalani” etj.