Author: Eni Kondi
Falë një bashkëpunimi dhe koordinimi për t’u marrë shembull, ndërmjet strukturave organizatore e ndihmëse të Bashkisë Tiranë, strukturave dhe shërbimeve të sigurisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policisë Rrugore Tiranë, por edhe falë zbatimit rigoroz të detyrave të planifikuara prej kohësh, e të zbatuara me përpikmëri, profesionalizëm e vendosmëri, nga të gjitha shërbimet e Policisë Bashkiake, u finalizua me sukses, e pa asnjë incident të raportuar, super Maratona e Tiranës . Aktiviteti më i madh sportiv, ndërkombëtar, argëtues, inspirues dhe promovues i bukurive të kryeqytetit.
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me mjekë e specialistë të fushës, organizuan në ambjentet e Policisë Bashkiake , aktivitetin “Fjongoja rozë-Bashkë kundër kancerit të gjirit”, me më të mirat vajza dhe gra të Policisë Bashkiake, me të cilat ne, krenohemi çdo ditë. Gjatë takimit, u dha gjithë informacioni i duhur, për kontrollet që duhen bërë gjatë gjithë vitit jo vetëm gjatë muajit Tetor, me qëllim diagnostifikimin e hershëm të sëmundjes së rëndë, që prek femrat, pasi është çelësi i suksesit për të shpëtuar jetën .
Njoftim i rëndësishëm !
Policia Bashkiake, njofton të gjithë qytetarët e interesuar, e që dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë Bashkiake të Tiranës se, ka nisur faza e