Sektori i Sigurise Rrugore ka ne organike 71 punonjes, të renditur si mëposhtë:

  • lnspektor pergjegjes l (nje)
  • Inspektore terreni 4 (kater)
  • Police 65 (gjashtëdhjete e pese)

Puna ne terren eshte organizuar me grupe zakonisht me dy vete dhe eshte përqendruar ne lirimin e trotuareve,vendeve te parkimit te taksive me licence, parkimeve me pagese, stacioneve te autobuzeve, konteniereve të pastrimit,hapsirave per perdorim publik etj.

Gjithashtu nje aspekt i rendesishem i punes eshte bllokimi i automjeteve qe punojne si taksi pa licence apo taksite qe nuk rrespektojne kriteret e percaktuara ne licence, ne kundershtim me urdherat e vendimet e Keshillit Bashkiak si dhe vendosja e ligjeshmesrise ne linjat interurbane qe operojne ne qytetin e Tiranes.

Ne funksion te ketij qellimi Sektori i Sigurise Rrugore eshte pajisur me automjete, bllokues gomash,karotrec te cilat qarkullojne 24 ore.