PERGJEGJËSITË Ë KËTIJ SHERBIMI:

  1. Eshtë Shërbim me uniformën e policie bashkiake, ndjek dhe evidenton me rigorozitet situatën ne terren, në të gjithë juridiksionin territorial të Bashkise Tirane dhe mbi bazën e vlerësimeve që bën, jep detyra orientuese për shërbimet në territor.
  2. Analizon e përpunon paraprakisht të dhënat e informacionet e marra nga shërbimet dhe i raporton Drejtorit te Policise Bashkiake dhe  personave përgjegjës për gjendjen dhe masat që janë marrë.
  3. Saktëson informacionet dhe të dhënat paraprake, nëpërmjet shfrytëzimit të të gjithë elementëve të shërbimit, duke bashkërenduar edhe me  strukturat e tjera.
  4. Dokumenton në librat përkatës të gjitha komunikimet, që bën me personelin e shërbimit te policise bashkiake dhe persona të tjerë, që japin të dhëna apo kërkojnë ndërhyrjen e shërbimeve te policise bashkiake.
  5. Pas orarit të punës dhe në situata emergjente, në mungesë të drejtuesve të institucionit të policisë bashkiake, merr përgjegjësinë e drejtimit të shërbimeve në territor, deri në ardhjen dhe marrjen e drejtimit prej tyre.
  6. Njofton eprorët e tij dhe drejtuesit e institucionit të Policisë Bashkise, kur ata kërkohen nga eprorët e tyre apo autoritetet më të larta të Bashkise, Prefektures.
  7. Përgatit komunikatë për ngjarjet e ndodhura gjatë shërbimit, sipas kërkesave të akteve normative e porosise se eprorve.
  8. Gjatë kryerjes së shërbimit, personeli i këtij shërbimi, zbaton rregullat etike te komunikimit, duke komunikuar ne menyr korrekte e te qart.
  9. Shërbimi  i informacionit, salla e koordinimit te Policisë Bashkiake  detyrohet të dijë në çdo kohë:
    1. vendndodhjen e drejtuesve kryesor  të Policisë Bashkise.
    2. adresat e personelit që ka të dokumentuar në listat e lajmërimit.
    3. vendet e veprimit të elementëve të shërbimit, sipas planit të vendosjes së tyre.
    4. detyrat në ndjekje apo ato të dhëna shërbimeve për zbatim në vijim.
  10. Përgjigjet për drejtimin e të gjithë shërbimeve policore në juridiksionin tokësor të strukturës policore te Bashkis Tirane.
  11. Bashkëpunon me shërbimet e tjera policore, me DVP, Komisariatet e Policise, Prefkturen për përgatitjen dhe zbatimin e programeve e planeve për situatat emergjente në juridiksionin e tyre.
  12. Kontrollon zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore për përballimin e emergjencave civile si dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së shërbimit te informacionit.
  13. Përpunon të dhënat për resurset njerëzore e materialo-teknike që disponon policia bashkiake në funksion të organizimit të punës parashikuese për përballimin e situatave të ndryshme të emergjencës.
  14. Punonjesve te shërbimit informacionit, salla e koordinimit drejtimit te policisë bashkiake, u ndalohet largimi nga vendi i shërbimit (Salla  e komandimit) ,pa lejen e shefit imediat dhe dorëzimin e shërbimit një personi tjetër pa miratimin e tij.
  15. Shërbimeve të informacionit, salles se kordinimit u ndalohet t`i japin informacion, medias së shkruar dhe asaj audiovizive,  pa miratimin e Drejtorit te Policise Bashkiake.