Adresa:

Ky objekt ruhet nga punonjësit e Policisë Bashkiake me sistem 24-orësh.

Krahas detyrave për ruajtjen dhe sigurinë publike në objekt punonjësi i Policisë duhet që të jetë model si në paraqitje por edhe në komunikim me qytetarët dhe punonjësit e administratës.

Objekti rrethohet nga rruga në pjesën e përparme në të gjithë krahët e tjerë me objekte banimi.

Punonjësi i policisë gjatë tumit të parë qëndron në hyrjen kryesore të objektit ku shikon hyrjen e qytetarëve si dhe parkingun e administratës, ndërsa mbas orës 16.00 qëndron në vendrojen e instaluar brenda rrethimit të objektit.

Detyrat:

  • Ruan dhe siguron hyrjen kryesore të objektit .
  • Nuk lejon hyrjen e personave që nuk kanë punë në zyrat e administratës.
  • Në ditët e pritjes për qytetaret nga zyra e Strehimit bashkëpunon me punonjësit për vendosjen e një rregulli për hyrjen e qytetarëve në zyra.
  • Nuk lejon parkimin e automjeteve të paautorizuara në vendparkimet e përcaktuara për administratën.
  • Nuk lejon qëndrimin dhe grumbullimin e qytetarëve përpara hyrjes kryesore përveç rasteve të tubimeve dhe protestave të njoftuara dhe të lejuara nga Policia e Shtetit.
  • Mban nën vëzhgim pjesën përpara objektit dhe pjesët anësore, për lëvizje dhe veprime të dyshimta të personave të jashtëm.
  • Gjatë natës shërbimin e kryen edhe duke lëvizur rreth objektit duke u larguar jo më shumë se 15 m nga hyrja kryesore.
  • Në raste të kundërshtimit me forcë apo edhe të ngjarjeve që lidhen me kryerjen e detyrave të shërbimit, njofton menjëhere Inspektorin përgjegjës, Sallën e Informacionit të Policise Bashkiake .
  • Në raste të veçanta kërkon edhe ndihmën e Policisë së Shtetit , duke vënë në dijeni Inspektorin përgjegjës si dhe sallën e Informacionit te Policisë Bashkiake.