Ky objekt ruhet nga punonjesit e Policise Bashkiake me sistem 24-oresh.

Krahas detyrave per ruajtjen dhe sigurine publike ne objekt punonjesi i Policise duhet qe te jete model si ne paraqitje por edhe ne komunikim me qytetaret.

Punonjesi i policise qendron ne hyrjen kryesore te objektit ku shikon hyrjen e qytetareve si dhe te automjeteve, dhe ben rregjistrimin e te gjithe automjeteve qe futen ne territorin e percaktuar dhe nuk lejon automjetet e bllokuara pa bere pagesen e mases administrative te marre ndaj tyre. Sherbimi eshte i nevojshem me sistem 24-oresh.

Detyrat:

  • Ruan dhe siguron hyrjen kryesore te objektit .
  • Nuk lejon hyrjen e personave qe nuk kane pune ne zyrat e administrates.
  • Nuk Iejon parkimin e automjeteve te paautorizuara ne vendparkimet e percaktuar per administraten.
  • Rregjistron te gjithe automjetet qe jane te bllokuara per shkelje administrative.
  • Lejon keto automjete qe te merren nga personat e autorizuar vetem ne rast te pageses se gjobes.
  • Nuk lejon qendrimin dhe grumbullimin e qytetareve perpara hyrjes kryesore pervec rasteve te tubimeve dhe protestave te njoftuara dhe te Iejuara nga Policia e Shtetit.
  • Mban nen vezhgim pjesen perpara objektit dhe pjeset anesore , per levizje dhe veprime te dyshimta te personave te jashtem.
  • Gjate nates sherbimin e kryen edhe duke levizur rreth objektit duke u larguar jo me shume se 15 m nga hyrja kryesore.
  • Ne raste te kundershtimit me force apo edhe te ngjarjeve qe lidhen me kryerjen e detyrave te sherbimit, njofton menjehere Inspektorin pergjegjes, Sallen e Inforrnacionit te Policise Bashkiake.
  • Ne raste te vecanta kerkon edhe ndihmen e Policise se Shtetit, duke vene ne dijeni Inspektorin pergjegjes si dhe sallen e Informacionit te Policise Bashkiake.
  • Marrja dhe dorzimi i sherbimit behet me proces-verbalin perkates ne librin e marrjes dhe dorëzimit te sherbimit kundrejt firrnes duke kontrolluar te gjithe objektin dhe ne rast se ka inventar sherbimi dorzohet kundrejt inventarit.
  • Te dije ku jane mjetet e M.K.Z dhe te dije ti perdore ato si dhe te marre masa konforrne ligjit ne rastet e renies se zjarrit.
  • Te mos terheqe vemendjen nga sherbimi kur i drejtohen shtetas te ndryshem. Per ti sqaruar pergjigjet shkurt dhe me kulture.
  • Bashkpunon me punonjesit e Salles Operative dhe te sektoreve te tjere per cdo problem qe has ne kryerjen e detyres dhe per shkak te detyres, dhe nderhyne kur ata i kerkojne ndihme, pa terhequr vemendjen nga vendi i sherbimit.

Ndalohet rreptesisht te levize ne ambjentet e brendeshme te Objektit pa shkaqe sherbimi.