Adresa:

Ky objekt ruhet nga punonjësit e Policisë Bashkiake me sistem 24-orësh.

Krahas detyrave për ruajtjen dhe sigurinë publike në objekt punonjësi i Policisë duhet që të jetë model si në paraqitje por edhe në komunikim me qytetarët dhe punonjësit e Qendrës Sociale. Objekti rrethohet nga të gjithë krahët e tjerë me objekte të ndërmarrjes mekanike “Tirana” të dhëna me qera biznesit privat.

Punonjësi i policisë qëndron në vendrojen e vendosur përballe dy objekteve në ruajtje.

Detyrat:

  • Ruan dhe siguron hyrjet kryesore të objektit.
  • Nuk lejon hyrjen e personave që nuk kanë punë në zyrat e Qendrës Sociale.
  • Nuk lejon parkimin e automjeteve në hyrje të objektit.
  • Nuk lejon qëndrimin dhe grumbullimin e qytetarëve përpara hyrjes kryesore përvecç rasteve të tubimeve dhe protestave të njoftuara dhe të lejuara nga Policia e Shtetit.
  • Mban nën vëzhgim pjesën përpara objektit dhe pjesët anësore, për lëvizje dhe veprime të dyshimta të personave të jashtëm.
  • Gjatë natës shërbimin e kryen edhe duke lëvizur rreth objektit duke u larguar jo më shumë se 15 m nga hyrja kryesore.
  • Në raste të kundërshtimit me forcë apo edhe të ngjarjeve që lidhen me kryerjen e detyrave të shërbimit, njofton menjëherë Inspektorin përgjegjës, Sallën e lnformacionit të Policisë Bashkiake .
  • Në raste të veçanta kërkon edhe ndihmën e Policisë së Shtetit, duke vënë në dijeni Inspektorin përgjegjës si dhe sallën e Informacionit të Policisë Bashkiake.
  • Marrja dhe dorëzimi i shërbimit bëhet me proçes-verbalin përkatës në librin e marrjes dhe dorëzirnit të shërbimit kundrejt firmës duke kontrolluar të gjithë objektin dhe në rast se ka inventar shërbirni dorëzohet kundrejt inventarit.
  • Të dijë ku janë mjetet e M.K.Z dhe të dijë t’i perdorë ato si dhe të marrë masa konform ligjit në rastet e rënies së zjarrit.
  • Të mos tërheqë vëmendjen nga shërbimi kur i drejtohen shtetas të ndryshëm. Për t’i sqaruar përgjigjet shkurt dhe me kulturë.
  • Bashkëpunon me punonjësit e Administratës dhe ndërhyn kur ata i kërkojnë ndihmë.
  • Ndalohet rreptësisht të lëvizë në ambjentet e brendshme të Objektit pa shkaqe shërbimi.