Adresa:

Ky objekt ruhet nga punonjësit e Policisë Bashkiake me sistem 24-orësh që nga periudha qëë këto kjoska shërbenin si zyra të D.T.T.V të Bashkisë Tiranë.

Përveç dy zyrave që janë funksionale akoma edhe sot kjoskat e tjera janë bosh dhe pa materiale.

Krahas kjoskave ështeë në ruajtje edhe Kulla e Sahatit si edhe muzeu në krah të kullës. Objekti rrethohet nga të gjithë krahët e tjerë me objekte të biznesit privat. Punonjësi i policisë qëndron në vendrojen e vendosur brenda rrethimit të kjoskave si dhe gjatë natës në lëvizje për ruajtjen e dy objekteve të lartpërmendura.

Detyrat:

  • Ruan dhe siguron hyrjet kryesore të objektit.
  • Nuk lejon hyrjen e personave që nuk kanë punë në zyrat e kjoskave.
  • Mban nën vëzhgim pjesën përpara objektit dhe pjesët anësore , territorin rreth Kullës së Sahatit për lëvizje dhe veprime të dyshimta të personave të jashtëm.
  • Gjatë natës shërbimin e kryen edhe duke lëvizur rreth objektit duke u larguar jo më shumë se 15 m nga hyrja kryesore.
  • Në raste të kundërshtimit me forcë apo edhe të ngjarjeve që lidhen me kryerjen e detyrave të shërbimit, njofton menjëhere Inspektorin përgjegjës, Sallën e lnformacionit të Policisë Bashkiake dhe në raste të nevojës së menjëhershme kërkon ndihmën e punonjësit në shërbim në vendrojen Nr.2.
  • Në raste të veçanta kërkon edhe ndihmën e Policisë së Shtetit, duke vënë në dijeni Inspektorin përgjegjës si dhe sallën e lnformacionit të Policisë Bashkiake.
  • Marrja dhe dorëzimi i shërbimit bëhet me proçes-verbalin përkatës në librin e marrjes dhe dorëzimit të shërbimit kundrejt firmës duke kontrolluar të gjithë objektin dhe në rast se ka inventor, shërbirni dorëzohet kundrejt inventarit.
  • Të dijë ku janë mjetet e M.KZ dhe të dijë t’i përdorë ato si dhe të marrë masa konform ligjit në rastet e rënies së zjarrit.
  • Të mos tërheqë vëmendjen nga shërbimi kur i drejtohen shtetas të ndryshëm. Për t’i sqaruar përgjigjet shkurt dhe me kulturë.
  • Bashkëpunon me punonjësit e Administratës dhe ndërhyn kur ata i kërkojne ndihmë.