Objekti ndodhet në adresën Shëtitorja “Dëshmorët e Kombit”,nr.l dhe në objekt është instaluar aparati i administratës së Bashkisë Tiranë. Gjithashtu janë edhe zyrat e Kryetarit të Bashkisë si dhe të Nën/Kryetarëve të Bashkisë.

Në këtë objekt është e nevojshme jo vetëm ruajtja fizike e tij por duhet edhe të manaxhohet hyrja dhe dalja e qytetarëve apo edhe e punonjësve të dikastereve të tjera që kane punë në zyrat e administratës së Bashkisë.

Krahas detyrave të ruajtjes një zë i veçantë është edhe organizimi i pritjeve ceremoniale të organizuara nga Kryetari i Bashkisë ku është e nevojshme edhe trupa ceremoniale me uniformën përkatëse të miratuar. Nuk duhet harruar edhe mënyra e bashkëpunimit me punonjësit e tjerë të Bashkisë si recepsionistët, specialistët e zyrës së pritjes së qytetarëve e cila nuk është e përcaktuar me rregullore por është miratuar në heshtje dhe në shumicën e rasteve ka funksionuar (duhet të ketë një rregullore të përbashkët të përcaktuar për detyrat specifike të secilës palë).

Objekti ka tre hyrje kryesore dhe dy hyrje dytësore . Tre hyrjet kryesore kanë nevojë për ruajtje me punonjës policie.


  • Hyrja e Autoriteteve
  • Hyrja e zyrës së Informimit Qytetar
  • Vendroja Nr.1

    • Ruan dhe siguron hyrjen kryesore të Bashkisë.
    • Nuk lejon hyrjen e asnjë personi në këtë hyrje përveç Kryetarit të Bashkisë dhe Nën/Kryetarëve, dhe në rast të ceremonive të pritjes lejon personat e caktuar nga protokolli.
    • Nuk lejon parkimin e automjeteve në pjesën para Bashkisë.
    • Nuk lejon qëndrimin dhe grumbullimin e qytetarëve përpara hyrjes kryesore përveç rasteve të tubimeve dhe protestave të njoftuara dhe të lejuara nga Policia e Shtetit.
    • Mban nën vëzhgim pjesën përpara Bashkisë dhe pjesën anësore që kufizohet me Xhamin, për lëvizje dhe veprime të dyshimta të personave të jashtëm.
    • Gjatë natës shërbirnin e kryen me lëvizje duke u larguar jo më shumë se 15 m nga hyrja kryesore.
    • Në raste të kundërshtimit me forcë apo edhe të ngjarjeve që lidhen me kryerjen e detyrave të shërbimit , njofton menjëherë Inspektorin përgjegjës , Sallën e Informacionit të Policisë Bashkiake dhe në raste të nevojës së menjëhershme kërkon ndihmën e punonjësit në shërbim në vendrojën Nr.2 .
    • Në raste të veçanta kërkon edhe ndihmën e Policisë së Shtetit , duke vënë në dijeni Inspektorin përgjegjës si dhe sallën e Informacionit të Policisë Bashkiake.
    • Marrja dhe dorëzimi i shërbimit bëhet me proçes-verbalin përkatës në librin e rnarrjes dhe dorëzimit të shërbimit kundrejt firmës duke kontrolluar të gjithë objektin dhe në rast se ka inventor, shërbimi dorëzohet kundrejt inventarit.
    • Të mos tërheqë vëmendjen nga shërbimi kur i drejtohen shtetas të ndryshëm . Për t’i sqaruar përgjigjet shkurt dhe me kulturë.
    • Të sqarojë qytetarët për probleme në lidhje me Bashkinë duke i drejtuar për në Zyrën e Informimit Qytetar pranë Bashkisë Tiranë.
    • Ndalohet rreptësisht të lëvizë ne ambjentet e brendshme të Bashkisë pa shkaqe shërbimi.

    Vendroja Nr.2

    • Ruan dhe siguron hyrjen e caktuar për punonjësit e Administratës.
    • Bashkëpunon me punonjësen e shërbimit civil (recepsionisten) për hyrjen e personelit të Bashkisë dhe të personave që kërkojne takim me drejtuesit e Drejtorive dhe Sektorëve në aparatin e Bashkisë.
    • Nuk lejon parkimin e automjeteve në pjesën para Bashkisë.
    • Nuk lejon grumbullimin dhe qëndrimin e qytetarëve në pritje të punonjësve të Administratës dhe të qytetarëve në shkallët e hyrjes apo dhe në trotuarin para , përveç rasteve të tubimeve dhe protestave të njoftuara dhe të lejuara nga Policia e Shtetit.
    • Mban nën vezhgim pjesën përpara Bashkisë dhe pjesën anësore që kufizohet me Ministrinë e Transporteve , për lëvizje dhe veprime të dyshimta të personave të jashtëm.
    • Ndërresa e turnit të dytë, dorëzimin e shërbimit ja bën punonjësit të shërbimit të vendrojës Nr. 3.
    • Në raste të kundërshtimit me forcë apo edhe të ngjarjeve që lidhen me kryerjen e detyrave të shërbimit, njofton menjëherë Inspektorin përgjegjës , Sallën e lnformacionit te Policise Bashkiake dhe në raste të nevojës së menjëhershme kërkon ndihmën e punonjësit në shërbim në vendrojën Nr.1 dhe Nr . 3
    • Në raste të veçanta kërkon edhe ndihmën e Policisë së Shtetit, duke vënë në dijeni Inspektorin përgjegjes si dhe sallën e lnformacionit të Policisë Bashkiake.
    • Marrja dhe dorëzimi i shërbimit bëhet me proçes-verbalin përkatës në librin e marrjes dhe dorëzimit të shërbimit kundrejt firmës duke kontrolluar të gjithë objektin dhe në rast se ka inventar shërbimi dorëzohet kundrejt inventarit.
    • Të sqaroje qytetarët për probleme në lidhje me Bashkinë duke i drejtuar për në Zyrën e Informimit Qytetar pranë Bashkisë Tiranë.
    • Të mos tërheqë vëmendjen nga shërbimi kur i drejtohen shtetas të ndryshëm. Për ti sqaruar përgjigjet shkurt dhe me kulturë.
    • Ndalohet rreptësisht të lëvizë në ambjentet e brendshme të Bashkisë pa shkaqe shërbimi.

    Shënim: Në ditët e pushimit javor dhe festave zyrtare, shërbimi kryhet në vendrojat Nr. l dhe Nr.2

  • Vendroja Nr.3

    • Ruan dhe siguron 3(tre) hyrjet në pjesën e mbrapme të Bashkisë.
    • Bashkëpunon me punonjesët e shërbimit civil të Informimit Qytetar për zbatimin e rregullave të kësaj zyre.
    • Në rastet kur kërkojnë ndihmë punonjësit e kësaj zyre ndërhyne për normalizimin e situatës.
    • Nuk lejon grumbullimin dhe qëndrimin e qytetarëve në pritje të punonjësve të Administratës dhe të qytetarëve në shkallët e hyrjes apo dhe në trotuarin para, përveç rasteve të tubimeve dhe protestave të njoftuara dhe të lejuara nga Policia e Shtetit.
    • Mban nën vëzhgim pjesën mbrapa Bashkisë , për lëvizje dhe veprime të dyshimta të personave të jashtëm.
    • Në raste të kundërshtimit me forcë apo edhe të ngjarjeve që lidhen me kryerjen e detyrave të shërbimit, njofton menjëherë Inspektorin përgjegjës, Sallën e Informacionit të Policisë Bashkiake dhe në raste të nevojës së menjëhershme kërkon ndihmën e punonjësit në shërbim në vendrojen Nr.2.
    • Në raste të veçanta kërkon edhe ndihmën e Policisë së Shtetit, duke vënë në dijeni Inspektorin pergjegjës si dhe sallën e Informacionit të Policisë Bashkiake.
    • Marrja dhe dorzimi i shërbimit bëhet me proces-verbalin perkatës në librin e marrjes dhe dorëzimit të shërbimit kundrejt firmës duke kontrolluar të gjithë objektin dhe në rast se ka inventar shërbimi dorëzohet kundrejt inventarit.
    • Të mos tërheqë vëmendjen nga shërbimi kur i drejtohen shtetas të ndryshëm . Për ti sqaruar përgjigjet shkurt dhe me kulturë.
    • Të sqarojë qytetarët për probleme në lidhje me Bashkinë duke i drejtuar për në Zyrën e Informimit Qytetare pranë Bashkisë Tiranë.
    • Ndalohet rreptësisht të lëvizë në ambjentet e brendeshme të Bashkisë pa shkaqe shërbirni