Sektori i Policisë Bashkiake për Ruajtjen e Objekteve i ka ushtruar detyrat funksionale të ligjit Nr. 8224 si dhe Rregulloren “TIP” të Policisë së Bashkisë dhe të Komunave. Shërbimet janë kryer me sistem 24-orësh në të gjitha objektet që ka në ruajtje sektori i Ruajtjes së Objekteve me përjashtim të parkingut tek sheshi i Sahatit të Tiranës.

Objektet në ruajtje:

  1. Objekti i Administratës së Bashkisë Tiranë (tre vendroje)              24-orësh
  2. Parku i madh i Tiranës (tre postblloqe, një vendroje,dy patrulla) 24-orësh
  3. Objekti i Zyrave tek 7-katëshi (një vendroje).                                    24-orësh
  4. Kjoskat tek Sahati (një vendroje).                                                        24-orësh
  5. Qendra Multidimensionale tek ish uzina Tirana (një vendroje).   24-orësh
  6. Zyrat në rr.”Ali Begeja” (një vendroje).                                               24-orësh
  7. Parkimi i Administratës tek Bashkia (një vendroje).                        16-orësh
  8. Objekti i Zyrave në rr.”Abdi Toptani” (një vendroje).                       24-orësh
  9. Objektet e Banesave Sociale (dy vendroje).                                       24-orësh
  10. Postblloku tek objekti i Zyrave të Policisë Bashkiake                       24-orësh

Punonjësit e policisë Bashkiake në sektorin e objekteve, krahas detyrave funksionale që jep ligji, kanë kryer detyrën edhe duke u bazuar në ligjin Nr.8291 dt.25.02.1998 të Kodit të Etikës si dhe në modular të veçantë për detyra specifike.

“Roje quhet punonjësi i policisë që caktohet me detyrë të ruajë dhe sigurojë një objekt të caktuar”.