Sektori i Ligjshmërisë Fiskale në Policinë Bashkiake është në mbështetje të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore. Detyra kryesore e Sektorit është mbledhja e të ardhurave nga Subjektet debitor duke zbatuar bllokimin e aktivitetit sipas urdhërave të DPTTV-së. Regjistrimi i subjekteve të pa regjistruar në Q.K.R.

Sektori është i ndarë në 2 Rajone ( Seksione) ku secili Seksion ka zonat përkatëse sipas ndarjes së Re Administrative-Territoriale.

Baza ligjore ku mbështetet Sektori i Ligjshmërisë Fiskale është Ligji për Proçedurën Tatimore të Republikës sëShqipërisë, (i ndryshuar) Nr.9920 Dt 19.05.2008, Ligji për Taksat dhe Tarifat Vendore Nr.9632 Dt 30.10.2006. Gjithashtu në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.59 Dt 30.12.2015 “Për Taksat dhe Tarifat në Bashkinë e Tiranës”si dhe në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Nr.338 Dt 06.07.2007 “Mbi Mbështetjen e Policisë Bashkiake ndaj D.P.T.T.V-së , për arkëtimin e detyrimeve Vendore”