Detyrat:

    1. Kontrolli i përditshëm i territorit- Për të mos lejuar shkeljet ligjore, në:
      • Zënien e hapësirave publike;
      • Veprimtarinë tregtare ambulante;
      • Vendosjen e reklamave;
      • Dëmtimin e hapësirave të gjelberta;
      • Trotuareve;
      • Ndriçirnin publik;
      • Ndotjen e mjedisit.
    2. Konstatimi dhe marrja e masave ligjore ndaj:
      Arnbulantëve të paligjshëm e subjekteve të ndryshërn, të cilët zënë hapësira publike, në mënyrë të paligjshme, ndotin mjedisin, konkurrojnë në mënyrë të pandershme subjektet që janë të liçensuara, si dhe shlyejnë detyrimet fiskale.
    3. Zbatimi i Vendimeve Administrative:
      Të marra nga Kryetari i Bashkisë, Këshilli Bashkiak, si dhe marrja e masave ligjore administrative ndaj subjekteve apo individëve që dëmtojnë pronën e Bashkisë (rrugë, trotuare, lulishte, ndriçim publik etj).
    4. Parandalimi dhe pezullimi i ndërtimeve pa leje:
      Të konstatuara nga inspektorët e Policisë Bashkiake, si dhe mbështetjen e lnspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në zbatimin e vendimeve për prishjen e objekteve pa leje.
    5. Ndotja akustike, si dhe zhurmat qe shkaktohen nga lokalet e nates: Shqetësimet që ka komuniteti nga ndotja akustike (zhurmat) e lokaleve te natës, i kemi në ndjekje duke marrë masa në bashkëpunim me strukturat e Bashkisë Tiranë, si dhe me drejtori e institucione, jashtë Bashkisë.
    6. Në zbatim të Kodit Rrugor, Sektori i Sigurisë Rrugore:
      Vepron kryesisht për konstatimin dhe ndëshkirnin e shkeljeve, sipas dispozitave të Kodit Rrugor, në drejtim të parkimit në mënyrë të paligjshme, të automjeteve të ndryshme në vende dhe hapësira, publike ose private, të taksive të pa liçencensuara, te automjeteve që kryejnë lëvizje ndërqytetëse dhe që nuk respektojnë kërkesat ligjore etj.