Shërbimet e Policisë Bashkiake, në zbatim të Urdhrit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr.21940 datë 03.07.2020, po monitorojnë zbatimin protokollit të sigurisë të miratuar, për t’u zbatuar gjatë operimit në linjat e transportit publik qytetas/rrethqytetas, për parandalimin e përhapjes së Covid19. Krahas sensibilizimit dhe këshillimit të subjekteve që operojnë në këto linja, si dhe punonjësve të tyre, shërbimet e Policisë Bashkiake, do të këshillojnë e sensibilizojnë vazhdimisht edhe qytetarët që frekuentojnë këtë shërbim publik, për respektimin e masave mbrojtëse e kufizuese, duke u bërë me dije gjithashtu, të dy palëve të përfshira në këtë proçes edhe sanksionet përkatëse, nëse keto masa të sigurisë, nuk do të zbatohen me dashje, apo në rast se do të konstatohen shkelje të përsëritura, si nga subjektet operues, ashtu edhe nga qytetarët.