Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë masa natën e mbrëmshme, për spostimin e automjeteve dhe devijimin e lëvizjes së këmbësorëve, për shkak se një peme në Rr:”Vëllezrit Huta”, ishte dëmtuar nga era dhe rrezikonte të binte. Kolegët e Punëtorët e Qytetit – Bashkia Tiranë, morën menjëherë masa, për prerjen e pemës së dëmtuar dhe shumë shpejt do të bëhet zëvëndësimi i saj.