Ruajtja e objekteve

Ruajtja e objekteve

Sektori i Policisë Bashkiake për Ruajtjen e Objekteve i ka ushtruar detyrat funksionale të ligjit Nr. 8224 si dhe Rregulloren “TIP” të Policisë së Bashkisë dhe të Komunave. Shërbimet janë kryer me sistem 24-orësh në të gjitha objektet që ka në ruajtje sektori i Ruajtjes së Objekteve me përjashtim të parkingut tek sheshi i Sahatit të Tiranës.

Objektet në ruajtje:

  1. Objekti i Adminstratës së Bashkisë Tiranë (tre vendroje)             24-orësh
  2. Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës (tre postblloqe, një vendroje, dy patrulla)         24-orësh
  3. Zyrat e Administratës tek 7-Katëshi  (një vendroje)                       24-orësh
  4. Objekti i Kjoskave – Pranë Sahatit të Tiranës  (një vendroje)      24-orësh
  5. Objekti i Qendrës Multimensionale – tek ish-Uzina Mekanike ”Tirana” (një vendroje)     24-orësh
  6. Zyrat tek Rruga Ali Begeja (një vendroje).                                        24-orësh
  7. Parkingu i Administratës së Bashkisë Tiranë (një vendroje)       16-orësh
  8. Zyrat e Administratës – Rruga Abdi Toptani (një vendroje)         24-orësh
  9. Objektet e Banesave Sociale (dy vendroje).                                     24-orësh
  10. Postblloku tek objekti i Zyrave të Policisë Bashkiake                  24-orësh

 

Punonjësit e policisë Bashkiake në sektorin e objekteve, krahas detyrave funksionale që jep ligji, kanë kryer detyrën edhe duke u bazuar në ligjin Nr.8291 dt.25.02.1998 të Kodit të Etikës si dhe në modular të veçantë për detyra specifike.

“Roje quhet punonjësi i policisë që caktohet me detyrë të ruajë dhe sigurojë një objekt të caktuar”.