Policia Bashkiake ka tashmë një përvojë pune mbi 17 vjeçare e cila ka rezultuar e sukseshme, por njëkohësisht është përballur me shumë probleme të cilave përgjithësisht u është dhënë zgjidhje sipas normave ligjore ku mbështetet gjithë veprimtaria e saj.

Misioni dhe përgjegjësitë e Policisë Bashkiake përcaktohen në nenin 1 të ligjit nr 8224 datë 15. 05. 1997 “ Për organizimin dhe funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe Komunës”, ku shprehet qartë se:

Policia Bashkiake dhe e Komunës është organ ekzekutiv që ka për detyrë të kryejë funksione në shërbim të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të bashkisë apo komunës, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe që nuk janë në kompetencë të autoriteteve të tjera shtetërore”…

Lexo më shumë