Misioni dhe përgjegjësitë e policisë bashkiake përcaktohen në nenin të ligjit nr. 8224 datë 15.05.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe komunës” ku shprehet qartë se: Policia Bashkiake dhe e Komunës është organ ekzekutiv që ka për detyrë të kryejë funksione në shërbim të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të bashkisë apo komunës në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe që nuk janë në kompetencë të autoriteteve të tjera shtetërore.

Detyrat e Policisë Bashkiake përcaktohen qartë në nenin 8 të këtij ligji, ku në pikat 1 deri në 13 të këtij neni, përfshihen edhe drejtimet e punës dhe veprimtarisë së kësaj policie.

Realizimi i këtyre detyrave bazohet në këtë ligj por edhe në ligje dhe akte të tjera nënligjore që lidhen me të gjithë aktivitetin që realizojne organet e qeverisjes vendore.

Ndër këto akte ligjore bazë, përmendim:

  1. Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore “, nr 8652 datë 31.07.2000, i ndryshuar në 2015.
  2. Ligji “Për inspektoriatit e mbrojtjes së territorit “, nr. 9780 datë 16.07.2007.
  3. Ligji “Për sistemin e taksave vendore “, nr. 9632 datë 30.10.2006.
  4. Ligji ” Për disa ndryshime dhe shtesa ne Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë ” Nr. 9808 datë 24. 09. 2007.
  5. Rregullorja” TIP” e Policisë së Bashkisë e Komunës e vitit 2003.
  6. Akte të tjera nënligjore si dhe Vendime të Këshillit të Ministrave, Vendime të Këshillit Bashkiak dhe Urdhëra të Kryetarit të Bashkisë.